Maloku i reagon ashpër PSD-së: Turpi juaj s’paska pasur kufij

Aktuale

Maloku i reagon ashpër PSD-së: Turpi juaj s’paska pasur kufij

Nga: A.ZH Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 14:54
PSD

Profesori universitar që ka aderuar së fundmi në Lëvizjen Vetëvendosje Flamur Maloku, i ka reaguar Partisë Socialdemokrate, e cila sot ka mbajtur një aksion simbolik përballë Kuvendit të Kosovës, duke vendosur një pasqyrë si përballje ndaj zhveshjes nga kritika e pakos së Ahtisaarit prej qeverisë “Kurti”.

Maloku në një postim në Facebook, i ka quajtur anëtarët e PSD-së lakmitarë, të cilët sipas tij, tentuan që ta shkatërrojnë Vetëvendosjen dhe idealin që aktivistët e donin për fuqizimin e kombit.

“Turpi juaj s’paska pasur kufij. Ende flisni për aktivistët e devotshëm ku ju me duart tuaj tentuat ta shkatërroni LV-në”, ka shkruar Maloku.

Reagimi i tij i plotë:

Në pasqyrë shikojeni vetveten që dikur besonit në kauzë kombëtare, në drejtësi e zhvillim e u transformuat në lakmitarë. Nga ideja për reforma kaluat në ide për përfitime komerciale. Ju nuk patët ide, por kishit interesa të ulëta financiare. E tash? Kritikoni Albin Kurtin sepse plani i Kurtit kundërshton gjithë profiterët sikur ju, plani i Kurtit kthen shprësen për të cilën më 10 shkurt u vranë dy aktivistë tanë. Turpi juaj s’paska pasur kufij. Ende flisni për aktivistët e devotshëm ku ju me duart tuaj tentuat ta shkatërroni LV-në, idealin që aktivistët e donin edhe ta fuqizonin kombin, por ju dështuat dhe do të dështoni sepse të dështuara janë manipulimet tuaja dhe smirat!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat