Tahiri: Vjosa Osmani po e mbanë peng Kuvendin e Kosovën

Aktuale

Tahiri: Vjosa Osmani po e mbanë peng Kuvendin e Kosovën

Nga: V.R Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 16:17
Abelard Tahiri

Me t’u bërë kryetare e Kuvendit, kryetarja e saj, Vjosa Osmani, e ndërroi vendin e fotografisë së presidentit të shtetit Hashim Thaçit, dhe e vuri atë të ish-presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Siç shprehët ajo, Rugova, e motivon për punë sa më të mira. Kjo ishte edhe arsyeja pse ajo ndërmorri këtë veprim.

Sidoqoftë, ky veprim i saj, po cilësohet irracionale, antiligjore dhe militanteske nga zyrtarët e Opozitës.

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, deklaroi se Osmani po e mban peng funksionimin e mirëfilltë të grupeve parlamentare qëllimshëm.

Postimi plotë:

Sjellja irracionale, antiligjore dhe militanteske e Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, po e dëmton imazhin e demokracisë tonë parlamentare dhe traditës shtet formuese që kemi ndërtuar. Kjo sjellje është e papranueshme. Ajo po e mban peng funksionimin e mirëfilltë të grupeve parlamentare dhe po e cenon qëllimshëm punën e opozitës në Kuvendin e Republikës.

Për shkak të sjelljes së saj antiligjore e irracionale dhe të qëllimshme e të akorduar me Albin Kurtin, opozitës po i kufizohet ushtrimi i rolit të saj. Kjo u pa sot, kur në mungesë të PDK-së, partitë në pushtet kanë përzgjedhur Komisionet Parlamentare në një format jashtëzakonisht të dëmshëm për transparencën, llogaridhënien, qeverisjen e mirë dhe zhvillimin demokratik të sferës institucionale.

Fakti se VV-ja dhe LDK-ja që drejtojnë qeverinë, kanë marrë përsipër kryesimin e komisioneve kryesore parlamentare siç është ai për Legjislacion; Buxhet dhe Financa; Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së; Bujqësi e Zhvillim Rural, si dhe atë për Arsim, Shkencë e Teknologji, është treguesi më i qartë se pushteti aktual po provon të vejë në kontroll agjendën për kapjen e shtetit duke eliminuar kështu linjat e llogaridhënies.

Kjo ndarje e komisioneve është goditje ndaj vlerave të një demokracie parlamentare, ku opozitës po i pamundësohet mbikëqyrja e aspekteve vitale të qeverisjes.

Megjithëse me këto veprime, tendencat për “uzurpimin” e agjendës politike dhe shmangien e llogaridhënies përballë qytetarëve janë mjaft të qarta, ne si deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës do angazhohemi me çdo kusht dhe në mënyrë të pa kompromis që ky pushtet, të mos arrijë të cenojë vlerat e demokracisë parlamentare dhe të mos arrijë t’i shmanget llogaridhënies.

Rruga e tyre për bllokimin tonë në Kuvend, është rrugë qorre dhe do t’i shpie në qorrsokak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat