Anton Çetta nuk e meritonte këtë denigrim - Bota Sot
Anton Çetta nuk e meritonte këtë denigrim

Aktuale

Anton Çetta nuk e meritonte këtë denigrim

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 16:21
Anton Çetta

Sot në Kosovë është përkujtuar jeta dhe vepra e shkrimtarit dhe patriotit të famshëm, Anton Çettës në ditën e lindjes së tij. Por, vendi se ku po lihet statuja e tij, tregon për përdhosjen dhe shpirtin kolektiv mos-mirënjohës të shqiptarëve të Kosovës.

Parvjet, Instituti Albanologjik kishte refuzuar që statujën e veprimtarit Anton Çetta ta vendoste para hyrjes së saj.

Kjo kishte shkaktuar bujë të madhe, por e cila ishte shuar me kalimin e kohës dhe kjo çështje ishte harruar. Statuja e Çettës mbeti pa vend zyrtar në Kosovë, dhe kësisoj u la në një vend të shkretë në një rrugë të Prishtinës.

Ekzaktësisht ajo ndodhet në rrugën Qamil Hoxha, afër disa kafeneve në kryeqytet. Nuk dihet ende se në cilin vend do të vendoset ajo, pasi institucionet përkatëse, vazhdojnë ta zvarrisin duke e vazhduar kësisoj përdhosjen e figurës së tij.

Çetta në vitin 1990 ishte zgjedhur kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve, me të cilën ia kishte dalur të pajtonte shumë familje e fise që ishin në hasmëri dhe që rrezikonin njerëzit e njëra-tjetrës.

Nuk dihet saktë numri i familjeve të pajtuara, por mendohet të jetë me mijëra nga të cilat dhjetëra-mijëra kosovarë i shpëtuan gjakmarrjes.

Ai kishte qenë edhe deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e para paralele që ishin organizuar në vitin 1992.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat