PDK: S’po e bojkotojmë Kuvendin, por ty Vjosa Osmani

Aktuale

PDK: S’po e bojkotojmë Kuvendin, por ty Vjosa Osmani

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 17:21
PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar me akuza ndaj kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit deklaroi sot se partia më e madhe opozitare në vend po e bojkoton punën e Kuvendit nga data 3 shkurt kur edhe u votua Qeveria Kurti.

Në një komunikatë për media, PDK e ka quajtur gënjeshtare Vjosa Osmanin për shkak të deklarimeve rreth bojkotit të takimit të sotëm të Kryesisë së Kuvendit, në të cilin u ndan komisionet parlamentare, tetë prej tyre do të udhëhiqen nga pozita dhe gjashtë nga opozita, prej tyre tri nga PDK-ja.

“Vjosa Osmani edhe sot gënjeu publikisht para gazetarëve se PDK po e bojkoton Kuvendin nga data 3 shkurt kur u votua Qeveria. Kjo nuk është e vërtetë. As që do të ketë bojkot, siç do ajo. Kjo nuk është e vërtetë. As që do të ketë bojkot, siç do ajo. Bojkoti është për të dhe manipulimet e saja për të mekanizuar për lojëra të veta politike, institu cionin më të lartë të vendit. Të gjithë qytetarët e kanë ndjekur seancën më 3 shkurt dhe deputetët e PDK-së ishin aty, madje të gjithë kanë diskutuar në atë seancë. Ndërsa, deputetët e PDK-së nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë në seancën tjetër të asaj dite për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, sepse ajo ishte seancë klandestine”, thuhet në komunikatë.

PDK sqaron se deputetët e saj janë njoftuar vetëm 5 minuta para seancës për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, për të cilin post kandidat i vetëm ishte Vjosa Osmani nga radhët e LDK-së.

“Fare qartë u pa se ajo ishte seancë e përjashtimit tonë, për të mos pasur mundësi të marr pjesë opozita në të. Qëllimi i qartë i kësaj loje të rrezikshme ishte frika nga ballafaqimi me transparencën e shkarkimit të një kryetari Parlamenti dhe zgjedhja e një kryetari të ri si Osmani, në rrethana më të paqarta politike dhe flirtim të rrezikshëm politik me Beograd in, përkatësisht Listën Serbe. Atë natë u shtjellua një precedan i rrezikshëm: Koalicioni me Beogradin dhe Listën Serbe i padeklaruar, do të mbajë të gjallë këtë qeveri dhe këtë pseudokryetare Kuvendi, e cila me çdo kusht synon të nxjerr jashtë Kuvendit udhëheqësin e opozitës”, thuhet më tutje në komunikatë.

Për hir të vëmendjes publike, njëjtë si PDK, në seancën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, nuk kanë marrë pjesë edhe deputetët tjerë opozitarë, por edhe disa nga pozita pasi nuk ishin ftuar me kohë.

PDK kërkon që Vjosa Osmani të kryejë obligimin ligjor, të kthejë fotot e presidentit Hashim Thaçi dhe Adem Jasharit në vendin e vet. Po ashtu, të mbajë foton e ish-presidentit Rugova në kabinet dhe të luajë rolin e vet kushtetues si spikere e Kuvendit, siç duhet ta ketë.

PDK si lidere e opozitës nuk do të merret me Osmanin, por me oponentët e saj politikë, por kryetarja e Kuvendit, sipas kësaj par tie, duhet ta kuptojë se do të bojkotohet derisa të ndalojë shkeljet ligjore në institucionin e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat