Tha se Vjosa Osmani po e mbanë peng Kuvendin, vjen kundërpërgjigja e ashpër për Abelard Tahirin

Aktuale

Tha se Vjosa Osmani po e mbanë peng Kuvendin, vjen kundërpërgjigja e ashpër për Abelard Tahirin

Nga: N.H Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 17:29
Vjosa Osmani dhe Abelard Tahiri

Analisti politik, Blerim Vela, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, po vazhdon t’i bëjë autogola vetës.

Sipas analistit Vela, partia e Kadri Veselit me vetëdije sot bojkotoi takimin e Kryesisë ku ka pasur mundësi të kërkoi udhëheqjen e komisioneve parlamentare që i konsideron më të rëndësishme si partia kryesore opozitare.

Madje, analisti politik ka reaguar edhe ndaj deklaratave të ish-ministrit Abelard Tahiri, për të cilin thotë se është për keqardhje, pasi sipas tij, nuk është në dijeni për të dhënat bazike mbi funksionimin e Kuvendit.

“Është për keqardhje se si një ish-Ministër i Drejtësisë dhe përfaqësues i PDK-së që ka udhëheq me Kuvendin nga vitit 2008 deri më 2019, nuk i din të dhënat bazike mbi funksionimin e Kuvendit”, ka thënë analisti Vela.

Ja shkrimi i tij:

Image
Blerim Vela

PDK vazhdon me autogolat "opozitar"

PDK me vetedije sot bojkoi takimin e Kryesise ku ka pasur mundesi te kerkoj udheheqjen e komisioneve parlamentare qe i konsideron me te rendesishme si partia kryesore opozitare. Paradite bojkoton dhe pasdite ankohet!

Eshte per keqardhje se si nje ish-Minister i Drejtesise dhe perfaqesues i PDK qe ka udheheq me Kuvendin nga vitit 2008 deri me 2019 nuk i din te dhenat bazike mbi funksionimin e Kuvendit.

Sa per dijeni, ndarja e komisioneve parlamentare ndjek formule te percaktuar qe nga periudha e para shpalljes se pavaresise dhe bazohet ne perzgjedhjen qe grupet parlamentare bejne sipas madhesise qe kane. Grupet parlamentare gjithemone tentojne qe te marrin ne udheheqje njerin nga komisionet kryesore pasi ju mundeson qe me shume te ndikojne ne agjenden e Kuvendit dhe qeverise.

Se kapja e shtetit nuk ka lidhje me udheheqjen e komisioneve parlamentare, mund te shihet se kush ka udheheq me dy prej komisioneve kryesore parlamentare, ate per buxhet dhe legjislacion qe nga 2008:

1) 2008-2010: Qeveria PDK-LDK
Komisioni per Buxhet eshte udhehur nga Gani Koci (PDK)
Komisioni per Legjislacion eshte udhehur nga Bahri Hyseni (PDK)

2) 2011-2014: Qeveria PDK-AKR
Komisioni per Buxhet eshte udhehur nga Safete Hadergjonaj (PDK)
Komisioni per Legjislacion eshte udhehur nga Arben Gashi (LDK)

3) 2014-2017: Qeveria PDK-LDK
Komisioni per Buxhet eshte udhehur nga Naser Osmani (LDK)
Komisioni per Legjislacion eshte udhehur nga Albulena Haxhiu (LVV)

4) 2017-2019: Qeveria PDK-AAK-Nisma
Komisioni per Buxhet eshte udhehur nga Lumir Abdixhiku (LDK)
Komisioni per Legjislacion eshte udhehur nga Albulena Haxhiu (LVV)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat