‘Shpërthen’ vëllai i Gani Gecit ndaj Hajredin Kuçit: ADN-ja e Kuçit po më del LPK-ja e Ibrahim Kelmendit dhe UDB-ja e Vuqes! - Bota Sot
‘Shpërthen’ vëllai i Gani Gecit ndaj Hajredin Kuçit: ADN-ja e Kuçit po më del LPK-ja e Ibrahim Kelmendit dhe UDB-ja e Vuqes!

Aktuale

‘Shpërthen’ vëllai i Gani Gecit ndaj Hajredin Kuçit: ADN-ja e Kuçit po më del LPK-ja e Ibrahim Kelmendit dhe UDB-ja e Vuqes!

Nga: N.H Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 18:08
Halil Geci dhe Hajredin Kuçi

Halil Geci, vëllai i ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka bërë akuza të rënda drejt deputetit të Partisë Demokratikë të Kosovës, Hajredin Kuçit, pasi ky i fundit në seancën e fundit, tha për Qeverinë Kurti se përballë kanë AND-në e UÇK-së, duke aluduar tek PDK-ja.

Geci këto deklarime të deputetit të PDK-së i quan si kërcënime, ndërsa në shkrimin e publikuar në Facebook, i ka bërë me dije Kuqit se me pa durim po e pret përballjen.

“Sa interesant mu duk ky kërcënim nga një intelektual jo i pa dijshëm, po mundohem ta gjejë ADN-në dhe rrënjën e UÇK-së dhe nga studimet shkencore ADN-ja e UÇK-së po me del te populli liridashës”, shkruan mes tjerash ai.

Ja shkrimi i tij pa ndërhyrje:

Hajredin Kuqi na friksoi pakë kur tha : le ta ketë Qeveria Kurti parasysh së përballë kanë ADN e UQK-s.

Sa interesant mu duk ky kërcënim nga një intelektual jo i pa dijshem,po mundohem ta gjej ADN dhe rrënjën e UQK-s dhe nga studimet shkencore ADN-ja e UQK-s po me del te populli liridashes!

E populli po me del te QEVERIA PËR NDRYSHIM VV-LDK.

Kurse grupimi politik i UQK-s ku Kuqi bênë pjesë ,dhe ADN-ja e tyre po me del te LPK-j e Ibrahim Kelmendit dhe te UDB-ja e VUQES.!
Kuqit dhe asaj UQK-je që e ka ADN-n të ju dhe te ata që kan vrarë shqiptar me porosi ...... ne me pa durim po presim te ju dalim përballë......... e te ju tregojm ku e keni vendin.

Nese del ajo qfarë po thotë specialja që vet Kuqi e ka votuar ata vendin e kanë veq në Rusi...!?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat