Pas raportimeve se do të jetë kandidat për kryetar të Podujevës, reagon Driton Hyseni

Aktuale

Pas raportimeve se do të jetë kandidat për kryetar të Podujevës, reagon Driton Hyseni

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 19:08
Driton Hysenit

Gjatë ditës së sotme, në një media u raportua se Driton Hyseni, do të jetë kandidat për kryetar të Podujevës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Mirëpo, një raportim të tillë e ka mohuar vetë Hyseni. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hyseni ka thënë se ky lajm është i pavërtetë, teksa ka kërkuar nga mediat që para se të publikojnë këso artikujsh, ta kontaktojnë atë për ta marrur konfirmimin.

Hyseni përmes reagimit ka treguar se është i gatshëm që në cfarëdo rrethane ta jap maksimumin e tij për të mirën e qytetarëve llapjanë.

Reagimi i plotë i Driton Hysenit:

Reagim,

Raportimet pa asnjë konfirmim nuk na bëjnë nder askujt. Mendoj se fillimisht duhet të merrni informacionin e saktë dhe pastaj ta publikoni! Një pjesë e madhe e mediave e dini mirë se jam i qasshëm dhe shumë i përgjegjshëm ndaj jush, sidomos në detyrën që kryej momentalisht.

Unë jam Llapjan dhe në çfarëdo rrethane do të jap maksimumin tim për bashkëvendasit e mi, kudo që jam e në qfarëdo pozicioni që mund të ma besoj shoqëria, por lajmi i kandidimit për zgjedhjet e 15 marsit është i pavërtetë.

Qyetarët Llapjanë meritojnë qasje serioze nga të gjithë, e poashtu edhe nga mediat.

Si gjithmonë, shumë sinqerisht

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat