Kryeparlamentarja Osmani u takua me ambasadorët e Finlandës, Norvegjisë dhe Çekisë - Bota Sot
Kryeparlamentarja Osmani u takua me ambasadorët e Finlandës, Norvegjisë dhe Çekisë

Aktuale

Kryeparlamentarja Osmani u takua me ambasadorët e Finlandës, Norvegjisë dhe Çekisë

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 19:26
Jens Erik Grondahl dhe Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u takua sot me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Siç njofton Kuvendi i Kosovës, Osmani pranoi urimet e ambasadores për zgjedhjen e saj në krye të Kuvendit dhe tha se do të angazhohet në përkrahjen e iniciativave në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë. Në takim u diskutua lidhur me planin e punës së Kuvendit edhe në fushën e diplomacisë parlamentare, si dhe për mbikëqyrjen sa më efektive të punës së ekzekutivit.

Ambasadorja Stjernvall, ka përcjellë urimet e kryetarit të Parlamentit finlandez për kryeparlamentaren Osmani.

Kryetarja e Kuvendit ka vlerësuar partneritetin e Kosovës me shtetin e Finlandës dhe ka shprehur vullnetin për ta intensifikuar bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve.

Në takimin e radhës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Në këtë takim kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Osmani, ka pranuar urimet me rastin e zgjedhjes në postin e kryetares së Kuvendit.

“Po përpiqemi për ta fuqizuar rolin e punës së Kuvendit të Kosovës, në funksion të efikasitetit të punës së institucioneve, rritjes së transparencës dhe afirmimit të të drejtave të njeriut”, ka thënë kryeparlamentarja Osmani.

Në takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit parlamentar me shtetin e Norvegjisë si dhe thellimit të bashkëpunimit edhe në fusha tjera.

Gjatë ditës së sotme, kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u takua edhe me ambasadorin e Republikës Çeke, Pavel Bílek.

Në këtë takim, ambasadori Bílek i dorëzoi kryeparlamentares Osmani telegramin e urimit nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të Senatit Çek, Jiří Růžička, për marrjen e mandatit të kryetares së Kuvendit.

Me këtë rast, ambasadori Bilek poten coi gatishmërinë e Republikës Çeke të rrisë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, sidomos në fushën e ekonomisë. Në të njëjtën kohë, ambasadori Bílek konfirmoi përkrahjen e shtetit çek për mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit evropian.

Ndërkaq kryeparlamentarja Osmani shfaqi përkushtimin për dinamizimin e punës së legjislativit kosovar.

“Kuvendi duhet të miratojë ligje kualitative që do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve”, ka thënë Osmani.

Ajo ka potencuar nevojën e bashkëpunimit ndërpartiak dhe krijimin e konsensusit nacional për çështjet që ndërlidhen me agjendën evropiane, si dhe luftimin e krimit e korrupsionit në vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat