Paralajmërohet takim i dy ministreve shqiptare të arsimit - Bota Sot
Paralajmërohet takim i dy ministreve shqiptare të arsimit

Aktuale

Paralajmërohet takim i dy ministreve shqiptare të arsimit

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 19:36
Hykmete Bajrami dhe Besa Shahini

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorin e arsimit.

Ambasadori Minxhozi theksoi bashkëpunimin e mirë që kanë pasur në arsim Kosova dhe Shqipëria, por edhe ngecjet në projekte dhe marrëveshje të ndryshme.

Ministrja Bajrami shprehu gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit me Shqipërinë në të gjitha nivelet e arsimit, por edhe në shkencë, teknologji e inovacion.

Ajo theksoi se së shpejti do të ketë një takim me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini, në mënyrë që të kalohen sfidat në implementimin e projekteve dhe të krijohen mundësi të reja për bashkëpunim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat