13 vjet pas protestës, ende nuk është dënuar askush për vrasjen e Mon Balajt e Arben Xheladinit

Aktuale

13 vjet pas protestës, ende nuk është dënuar askush për vrasjen e Mon Balajt e Arben Xheladinit

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 20:23
Mon Balaj e Arben Xheladini

Plumbat e shkrepur në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 ua morrën jetën. Mon Balaj e Arben Xheladini, ishin viktima të protestës së përgjakshme, të 10 shkurtit 2007.

Këta aktivistë së bashku me shumë të tjerë, po protestonin kundër negociatave me Serbinë dhe kundër Pakos së Ahtisarit, kur u vranë nga polic rumun, të forcave të UNMIK.

Lidhur me vrasjen e këtyre dy aktivistëve, një kallëzim penal ishte ngritur ndaj ish-komisionerit të Policisë së Unmikut, Stephen Curtis, por edhe ndaj komandantëve të njësive policore të angazhuar në këtë protestë.

Në këtë kallëzim penal, pos policëve rumun janë përfshirë edhe kontigjenti polak dhe ukrainas.

Por, pavarësisht se kanë kaluar 13 vjet nga kjo ngjarje drejtësia për këtë rast kurrë nuk ka shkuar në vend.

Madje nuk ka nisur as edhe një proces hetimor apo gjyqësor.

Dosja e vrasjes së Arben Xheladinit e Mon Balajt ende po qëndron në sirtarët e Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas Miftarajt, zbardhja e rastit është e vështirë pa rregulluar raportet me Rumaninë.

Njëjtë mendon, edhe Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala.

Shala i cili, ishte edhe dëshmitar i ngjarjes, nuk pret që të zgjidhet ky rast.

Vrasajet e dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, i quan politike.

Në përvjetorin e tyre, prijësi i protestës së bashku me anëtarë të VV’së dhe aktivistë të shumë bënë homazhe tek varri i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat