Loshi: Heqja e taksës pa reciprocitet, pushtetin e Albin Kurtit e bën si një kasollë prej kashte - Bota Sot
Loshi: Heqja e taksës pa reciprocitet, pushtetin e Albin Kurtit e bën si një kasollë prej kashte

Aktuale

Loshi: Heqja e taksës pa reciprocitet, pushtetin e Albin Kurtit e bën si një kasollë prej kashte

Nga: V.R Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 20:38
Richard Grenell

Ambasadori Richard Grenell, përveç heqjes së taksës 100 përqind kundër Serbisë, tani na del të jetë kundër edhe reciprocitetit.

Kujtojmë që, kryeministri Albin Kurti ka paralajmërua se do të ndodh shuarja e plotë e taksës, që do të zëvendësohet me reciprocitet të plotë.

Megjithatë, nga shumë publicist dhe njohës të çështjeve politike, Grenell, parashihet si përkrahës i shtetit të Serbisë. Por në fakt, kjo nuk qëndron.

Sipas publicistit dhe njohësit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Liri Loshi, Grenell, përkujdesën për sukseset e diplomacisë amerikane dhe sukseset e veta personale si diplomat.

Për rrjedhoj, sipas Loshit, njëjtë duhet të veproj edhe kryeministri Albin Kurti, veçse në anën e kundërt, pra t’i mbroj interesat e Kosovës.

Më tej, Loshi, shtoi se heqja e taksës pa reciprocitet, pushtetin e Albin Kurtit e bën si një kasollë prej kashte që do të digjet brenda disa minutash.

Postimi plotë i Liriut pa ndërhyrje:

Ambasadori Grenell kërkon heqjen e plotë të taksës 100 për qind kundër Serbisë dhe nuk përkrah masat e reciprocitetit të paralajmëruara nga Albin Kurti. Tanimë është krejt e qartë së ambasadori Grenell kujdeset për sukseset e diplomacisë amerikane dhe për sukseset e veta si diplomat. Në njëfarë mënyre, këto suksese duket se mbështesin Aleksandër Vuçiqin dhe jo Albin Kurtin. Prandaj, Albin Kurti duhet të kujdeset për interesin e shtetit të Kosovës dhe suksesin e vet si kryeministër, ashtu siç kujdeset z. Grenell për shtetin e vet Amerikën dhe siç kujdeset z. Vuçiq për shtetin e vet, Serbinë. As më shumë as më pak. Heqja e taksës pa reciprocitet, pushtetin e Albin Kurtit e bën si një kasollë prej kashte që do të digjet brenda disa minutash. Urgjenca serbe dhe amerikane për heqjen e taksës, nuk është edhe urgjencë e jona. Të vendosën masat e reciprocitetit ekonomik dhe politik me Serbinë e pastaj të hiqet taksa. Krijues i politikave të Kosovës nuk është Amerika, por qeveria e Kosovës. A po jo, zoti Albin Kurti?

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat