Ish-ushtari i UÇK-së: Ditë të vështira po vijnë, por megjithatë Amerika është me Kosovën

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së: Ditë të vështira po vijnë, por megjithatë Amerika është me Kosovën

Nga: V.R Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 20:56
Qeveria e Kosovës

Heqja e taksës apo mos heqja e saj, nga ana tjetër iniciativa e kryeministrit Kurti për vënien e reciprocitetit, presioni i SHBA-vë andej, ka bërë që ish-ushtari i UÇK-së, Uk Lushi, të konsideroj se, presioni do të shtohet por jo Kosovës sa Serbisë.

Nisur nga kjo situatë, Lushi, konsideorn se kryeministri e presidenti duhet të jenë bashkë me një finesë strategjike.

Postimi plotë:

Deri në prill do të duket se ka presion më të madh në Kosovën se sa Serbinë. Pas prillit krejt presioni total dhe më i madh do të jetë në Serbinë. Kryeministri, Presidenti, partitë dhe institucionet tona duhet të bashkëpunojnë dhe veprojnë me mençuri. Duhet finesë srrategjike. Në ndërkohë, Vjosa Osmani e ka vendosur të merret me fotografi si Don Kishoti me mullinjtë e erës. Askush nuk duhet të jetë meskin si Vjosa. Kryeministri dhe Presidenti duhet të vendosin interesin e Kosovës mbi gjithçka tjetër. Amerika është dhe do të jetë me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat