Jo fotografia e Thaçit, kjo është arsyeja pse PDK po bojkoton Vjosa Osmanin

Aktuale

Jo fotografia e Thaçit, kjo është arsyeja pse PDK po bojkoton Vjosa Osmanin

Nga: G.B Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 21:09
Vjosa Osmani

Artan Murati nga shoqëria civile, ka e ka quajtur të çuditshme dhe qesharake arsyen e PDK-së për ta bojkotuar Kuvendin, për të cilin bojkot ai thotë se filloi me 3 shkurt, para heqjes së fotografisë, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se kjo më shumë po trumpetohet nga pionerët e presidentit Thaçi në PDK dhe po e shpërfaq luftën e brendshme partiake.

Murati ka thënë se fushata është kundër Vjosa Osmanit si grua në krye të Kuvendit dhe bojkoti është i paarsyeshëm, pasi fotografia është në të njëjtën zyre, në një mur tjetër.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

E çuditshme e qesharake kjo pseudo-arsyeja e PDK-se per bojkot politik te Kuvendit. Bojkoti qe PDK filloj ne Kuvend me 3 shkurt, ka filluar para fotografise.

Ajo çfare e bene edhe me te çuditshme kete bojkot politik eshte fakti se me se shumti po trumpetohet nga pioneret e presidentit Thaçi ne PDK. Kjo, mbi te gjitha, shperfaq nje lufte te brendshme partiake. Heren e fundit qe kam kontrolluar, Kryetar i PDK-se eshte z. Veseli.

Fushata kryekeput eshte e drejtuar ndaj Kryetares se Kuvendit, si nje grua ne krye te institucionit me te larte te vendit. Pothuajse askush ne institucione udheheqese shtetetore nuk e mbane foton e Presidentit si kuror mbi koke. Por, askush nuk beri ze. Mendesia qe lejon sulmin ndaj dikujt vetem pse eshte grua eshte e ulet, e shpifur dhe e lashte.

Fotografia nuk eshte hequr. Ajo eshte zhvendosur ne mur tjeter, ne te njejten dhome. Kush ka nje fije arsye, kete mund ta vertetoj shume lehte. Mjafton nje vizite ne Kabinet te Kryetares se Kuvendit.

Bojkoti nuk i sjell te mira askujt, e sidomos jo 178.637 votuesve te PDK-se qe votuan qe te kene perfaqesuesit e tyre ne Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat