Haradinaj: Rexhep Selimi e këshilloi Sylejman Selimin të heshtë në Speciale, e vet foli tri ditë

Aktuale

Haradinaj: Rexhep Selimi e këshilloi Sylejman Selimin të heshtë në Speciale, e vet foli tri ditë

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 22:21
Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi

Daut Haradinaj mendon se Gjykata Speciale do të dështojë. Këtë e thotë duke krahasuar vetëm rastin e vëllait të tij, Ramush Haradinaj i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

“E di që për rastin e Ramush Haradinajt kanë qenë 3 mijë dëshmitarë”, tha Haradinaj.

Sipas tij deri më tani kjo Gjykatë nuk e ka bërë as “1/10 e rastit të Ramush Haradinajt në Hagë”.

Deputeti i AAK’së nuk di që UÇK ka kryer krime. Por sipas tij, të gjithë ata që janë ftuar në Hagë dhe janë intervistuar nga tre ditë “diçka kanë thënë”.

“Diçka ka tek që është krijuar por unë nuk di detaje. Ata që janë intervistuar nga 3 ditë ata diçka kanë thënë”, shtoi ai duke marrë shembullin e Rexhep Selimit, deputet i VV’së.

Sipas tij, ka qenë pikërisht Rexhep Selimi që e kishte këshilluar Sylejman Selimin që të mbrohej në heshtje.

Selimi dhe Haradinaj, së bashku me Mujë Krasniqin, ishin ushtarët e parë të UÇK’së që kishin dalë në publik. Por kohët e fundit thirrjet nga Gjykata Speciale kanë ftohur marrëdhëniet mes të dyve. Ramush Haradinaj kishte akuzuar Selimin se kishte “knu” para gjykatësve. Ky i fundit i kishte mohuar akuzat.

“Ai i ka thënë Sylës që të mbrohet në heshtje. E dimë që janë shumë të afërt”, ka thënë Haradinaj.

“E ka sugjeruar Sylën të mos flasë, pse i ka thënë që të mbrohet në heshtje? Vetëm këtë përgjigje të ma jep unë jam në rregull”

Tutje Haradinaj ka thënë se nuk beson që Gjykata Speciale do të arrijë të bëjë bëjë dicka, dhe ka thënë se ajo është selektive, pasi gjykon vetëm luftën e UÇK’së. Por ka shtuar se ndjehet i dëshpëruar me disa bashkëluftëtarë që po dëshmojnë atje.

“Ata që janë intervistuar nga tre ditë kanë dicka për të thënë”

Ndërsa ëpr Rexhep Selimin ka thënë se nuk është i drejtë politikisht.

“I njëjti lëshoi AAK’në pasi bëri koalicion me LDK’në, cka ndryshoi LDK’ja tash. Na akuzonte ne atë kohë që ishim tradhtarë, që u bëmë me Ibrahim Rugovën etj…, ndërsa ne heshtëm. Tani ai kaloi me LDK’në”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat