Haradinaj për deklaratën e Abdixhikut: Mendoj se Ministri i ri është treguar pak euforik - Bota Sot
Haradinaj për deklaratën e Abdixhikut: Mendoj se Ministri i ri është treguar pak euforik

Aktuale

Haradinaj për deklaratën e Abdixhikut: Mendoj se Ministri i ri është treguar pak euforik

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 00:55
Daut Haradinaj

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë se Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, është treguar euforik në dekalratën e tij për ndërtimin e Autostradës në Anamoravë, prej të cilës anë ai ka origjinën.

“Autostrada e Anamoravës do të bëhet dhe pikë. Brenda këtij mandati qeverisës. Është pika e parë infrastrukturore e programit të qeverisë së re. Por do të bëhet sipas ligjeve në fuqi. Sipas Buxhetit 2020! Me ligj dhe mirë. Dhe jo vetëm autostrada për Anamoravën. Sot takova zyrtarët e Bankës Botërore. U dakorduam të përshpejtojmë marrëveshjen për kredi që kishte mbetur në harresë. 60 milionë euro investime në ujëra për ndërtimin e digave në regjionin e Gjilanit dhe kështu adresimin e problemit të thatësisë njëherë e mirë”, kishte shkruar ky i fundit në Facebook pak kohë pasi mori pozitën.

Haradinaj thotë se Ministri është pak më i ri në moshë dhe është treguar euforik.

“Mendoj se Ministri i ri është treguar pak euforik”, ka thënë Haradinaj.

“E kuptojmë rëndësinë e autostradës së Anamoravës. Ajo e lidhë Kosovën me Luginën e Preshevës dhe e ka rëndësinë e madhe. Ne kemi investuar në të gjitha pjesët e vendit. Si në Shalë, Drenicë, Anamoravë, Llap etj…”

Por tutje ai ka thënë se Autostrada e Dukagjinit nuk duhet të ndalet tani.

“Nëse ata kanë vërejtur në menaxhim probleme, ata tash e kanë vetë në dorë dhe mund ta ndërrojnë atë nëse dëshirojnë, por nuk mund të mos investojnë në atë pjesë. Numri i banorëve është i madh atë pjesë, si dhe janë taksapaguesit më të mëdhenj. Këtë temë do ta trajtojmë. Si taksapagues kemi të drejtë të kërkojmë të drejtat tona”, ka shtuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat