Kryeministri Kurti viziton sot Republikën e Shqipërisë

Aktuale

Kryeministri Kurti viziton sot Republikën e Shqipërisë

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 05:58
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti viziton sot Republikën e Shqipërisë.

Gjatë vizitës kryeministri Albin Kurti do të ketë takime të ndara me presidentin, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrin, Edi Rama, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kryeministri Kurti po ashtu gjatë vizitës se sotme do te takohet edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ku edhe do të organizohet ceremonia e dhënies së “Çelësit të Tiranës” për Kryeministrin Kurti.

Kjo është vizita e parë të cilën kryeministri Albin Kurti e zhvillon jashtë Kosovës, që nga marrja e detyrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat