Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Aktuale

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 06:13
Ilustrim

- Kryeministri Albin Kurti viziton Shqipërinë ku do të takohet me kryeministrin, Edi Rama. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 9:00)

- Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka takohet me shefën e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. (Zyrat e Ministrisë së Integrimit Evropian, ora 9:00 - vetëm pamje)

-  Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku viziton punimet në rrethrrotullimin e Veternikut. (Te ura në Veternik, ora 9:30)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” bën promovimin e Pullës Jubilare Postare prodhuar me rastin e 50 vjetorit të UP-së, aktivitet i cili do të organizohet në kuadër të “Javës së Universitetit”. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 10:00)

- Universiteti "Kadri Zeka" në Gjilan organizon 'Kick Off Meeting. (Universiteti i Gjilanit, ora 10:00)

- Autoriteti Kosovar i Konkurrencës mban seancë dëgjimore me kompanitë e derivateve të naftës, të cilat janë nën hetim nga AKK-ja lidhur me dyshimet për veprime anti-konkurruese. (Objekti i ish-Bankës së Lubjanës, ora 10:00 - mediet mund të marrin pamje në fillim të  takimit)

- Mbahet konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. (Pallati i Brigadave në Tiranë, ora 10:10)

- Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi. (Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ora 10:45)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim përfaqësues të UNICEF’it. (Zyra e krytarit Haziri, ora 11:00)

- Rrjeti i Grave në Arsimin e Lartë dhe Shkencë mbështetur nga UN Women organizon konferencën "Këmbëngulësia e Grave në Arsimin e Lartë dhe Shkencë". (Bibloteka Qëndrore Universitare, të Instituti i Historisë, ora 11:00)

- Kolegji AAB në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane organizon ligjëratën speciale me ish kongresistin amerikan, Jerry Weller. (Qendrën Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti takim me presidenti të Shqipërisë, Ilir Meta. (Presidenca e Republikës së Shqipërisë, ora 11:20)

- Komuna e Gjilanit mban konferencë për media lidhur me përfitimet e studentëve nga fondi “Pak nga ne, shumë për ata”. (Zyra e krytarit Haziri, ora 11:30)

- Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ku edhe do te mbahet ceremonia e dhënies së “Çelësit të Tiranës” për Kryeministrin Kurti. (Bashkia e Tiranës, ora 11:55)

- Kryeministri Albin Kurti takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Selia e PD-së në Tiranë, ora 12:20)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe përfaqësues të MMC nënshkruajnë memorandimin e mirëkuptimit për renovimin e disa shtëpive në Gjilan. (Zyra e krytarit Haziri, ora 12:30)

- Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani takohet me udhëheqësit e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. (Zyra e kryetares Osmani, ora 13:00 - vetëm pamje)

- Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca takohet me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombtar i Republikës së Italisë Luigi Di Maio. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 14:00)

- Grupi parlamentar i AAK-së mban mbledhje tëjashtëzakonshme në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit Kurti për heqjen e taksës 100% për produktet nga Serbia. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S1, ora 14:00)

- Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani takohet me shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark. (Zyra e kryetares Osmani, ora 14:30 - vetëm pamje)
 
- Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio. (Zyra e kryetares Osmani, ora 15:00 - vetëm pamje)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e së martës me temë: “Dekonstruktimi i idesë së bashkimit Shqipëri - Kosovë: Çfarë mendojnë qytetarët?”. (Kafe Dit' e Nat', ora 17:00)

- Universitetin i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka kënaqësinë të ju ftoj në shfaqjen e dokumentarit “Universiteti”, i cili është realizuar për nder të 50 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës. (Kino Armata, ora 19:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat