Mbi 500 shqiptarë në Kinë, ja si është gjendja e tyre

Aktuale

Mbi 500 shqiptarë në Kinë, ja si është gjendja e tyre

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 06:24
Ilustrim

Virusi i ri që me emrin Coronavirus qe është shfaqur në Kinë ka prekur mijera persona, ku deri tash ka marrrur jeten e 904 njerezve. Ne fakt sipas disa burimeve sekrete te agjenise se lajmeve “Presheva Jone” nga Pekini, ka mesuar se numri i viktimave ne Kine dyshohet te jete dyfishe me i madh se sa parqiten publikisht, por zyrtaret kinezë duket se po fshehin keto shifra per t’mos shkaktuar panike por edhe per te maskuar pafatesine e autoriteteve kineze per t’u ballafaquar perballe ketij virusi.

Mbi 800 shqiptare jane ne Kinë, diteve te fundit jane kthyer 300 prej tyre. Ata jane shendosh e mire, por te shqetesuar

Ky virus tashme nuk eshte nje shqetesim kombetar i kinezeve por edhe nderkombëtar i cili ka dal jashte kufijve me permasa te medha duke kape ketu mbi 20 shtete perveq vendeve fqinje te Kines edhe ato evropiane. Gazetari i “Presheva Jonë” nga Kina: Mbi 500 shqiptare jane ne Kinë, te cilet deri para dy tri jave ishin 800, por 300 janë larguar shpejte me te degjuar per virusin vdekjeprures.  Ata jane nga Kosova por ka edhe nga Shqiperia, Maqedonia dhe Presheva. Shumica  e tyre jane ketu per pune per biznes, sidomos per te blere gjera te metalit (hekur) dhe plastike. Por eshte nje nujmer i vogel edhe nga radhet e stduenteve,  turisteve dhe personeli ne ambasaden shqiptare. Mesohet se ata jane shendosh e mire por te shqetesuar. Njeri nga ta qe arritem te takojme eshte Avni Gashi nga Prishtina i cili ne gojene e kishtet mbuluar me maske sikur gjithe kinezet, thote se “ne nuk levizim shume dhe nuk kemi as konakte me njerez, por takimet, bizneset i bejme ketu ne hotel. Ketu na vijne drejtoret e firmave nuk levizim dot nga vendi..”

Shifra alarmante dalin nga Gazeta kineze “E perdtishmja e Popullit” (人民日报, hanyu pinyin) dhe WHO ne Gjenevë: Vetem te hëhën e kaluar, per nje dite pati gati 100 viktima nga Coronavirus

Sipas Xinhua 新华社 “Frika në qytetet e Kinës shtohet pasi shumë shpejt me miliona njerëz presin të nisin punën pas pushimeve të zgjatur të vitit të ri hënor…”

Televizioni kinez CCTV perkuinder cesnures nuk mundet t’i shamnget realitetin qe dite  e sa vie po pushton Kinen i cili per cdo dite duke dhene keshilla dhe pamje, ka dalur me shifra rreth kesaj sëmundje vdekjeprurese  sipas te cilit deri tash nga Coronavirus, numri i vdekjeve ka arritur në 902 dhe mbi 40,000 të infektuar në Kinë.

Dje dhe sot per shembuilkl Të izoluar, janë mbajtur shumë pasagjerë e anëtarë ekuipazhi të një anije. Shkak ishte dyshimi se mund të jenë infektuar me Korona Virus.

Kurse gazeta me e madhe “E perditshmja e popullit (人民日报, hanyu pinyin) “numri i viktimave nga coronavirus është shtuar me ritme shumë të larta duke arritur gati je mije, me saktessiht 904, semundje kjo që ka përfshi mbi njezet shtete të botës jashta Kinës dhe me 40,000 njerez të prekur, te infektuar në Kinë.”

Medita e ketushme ne Kine  percjellin nje raport të krijuar të hënën nga autoritetet ku thueht se “rreth 91 vdekje të reja janë raportuar në Hubei, një provincë në Kinën qendrore, kryeqyteti i së cilës është Wuhan, shtëpia e epidemisë. “Virusi 2019-nCoV” i cili u shfaq në një treg në Wuhan në dhjetor, vrau edhe dy persona të tjerë në të gjithë botën, një në Filipine dhe një tjetër në Hong Kong Qëndrueshmëria në përparimin e epidemisë konfirmohet. Sidoqoftë, një “mision ndërkombëtar ekspertësh” i WHO nga Gjeneva kane arritur në Kinë të dielën në mbrëmje.

Qendrat e qytyteteve, rruget, dyqanet, pazaret thuajse jane boshatisur teresisht diteve te fundit. Shumë qytetet kineze janë shndërruar në qytete fantazëm. Perveq spitaalve institucionet, fabrikat  dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura, në rrugët e qyteteve ka shumë pak lëvizje dhe pjesa më e madhe e fluturimeve vazhdojnë të pezullohen. Ne popull breteron sa panik po aq spekulime. Disa thone se sivjet  numri i vktimave mund te arrije deri ne 1 milion, nese Kina bashke me kominitetin nderkomdetar nuk nderrmer masa preventive, te zbuloj ndonje antivirus kunder kesaj epidemie preventive te nevojshme. Do perkujtuar se epidemia SARS goditi rëndë ekonominë kineze duke i humbur rreth 33 miliardë dollarë.

Gazeta kineze ketu flasin se shirat e te vdekurve dhe te infetkuarve qe dite e sa vi po rriten edhe ne disa vendje eropiane ku deri tash atje jane infetkuar mbi 50 persona nga ky virus vdekjeprures. Keshtu numri i te infektuave ne Francë ne Gjermani ka arritur ne 16, ne Fracne ne 12 raste, ne Britani te Madhe pese raste,  në Itali 3 raste, në Spanjë 2, ndërsa në Suedi dhe në Finlandë nga një rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat