Rama pas takimit me Kurtin: Mbledhja e dy qeverive shqiptare do të mbahet në Shkodër

Aktuale

Rama pas takimit me Kurtin: Mbledhja e dy qeverive shqiptare do të mbahet në Shkodër

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 11:04
Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur sot në një takim kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Rama në konferencën për media tha se me Kurtin kanë pasur një komunikim të hapur dhe janë pajtuar që mbledhja e dy qeverive të mbahet në Shkodër.

“Ishte kënaqësi për ne të mirëpresim sot delegacionin e kryesuar nga kryeministri i sapo dekretuar. I dashur Albin mirëserdhe dhe më vjen mirë që kemi pasur një komunikim të hapur të rëndësishëm për marrëdhëniet tona, ku jemi dhe ku duam të çojmë marrëdhëniet tona, duke synuar një shpejtësi të re në drejtim të bashkëpunimit në të gjitha fushat dhe duke gjetur angazhim të plotë reciprokisht. Kemi rënë në dakordim për mbledhjen e dy qeverive të mbahet në Shkodër, sepse e fundit ishte në Pejë. Mirëpo një vakum mes dy mbledhjeve na imponon që të bëjmë një mbledhje sa më produktive dhe jo vetëm kaq, por në të gjitha hapësirat mes dy qeverive do të vendosim një komision ndërshtetërorë, të përbërë nga ministra dhe përfaqësues të komisioneve parlamentarë për të ndjekur ecurinë e marrëveshjeve, për të identifikuar problematikat në zbatimin e tyre”, ka pohuar Rama para mediave.

Ndryshe, kjo është vizita e parë e Kurtit në Shqipëri në cilësinë e kryeministrit. Ai pritet të takojë edhe presidentin, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat