“Shpërthen” ish-agjenti i SHIK-ut, publikon emrat kush tentoti ta “zhduk nga faqja e dheut”, i ka disa pyetje edhe për Xhavit Halitin

Aktuale

“Shpërthen” ish-agjenti i SHIK-ut, publikon emrat kush tentoti ta “zhduk nga faqja e dheut”, i ka disa pyetje edhe për Xhavit Halitin

Nga: N.Sh. Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 09:27
Naim Miftari dhe Xhavit Haliti

Pas deklaratës së anëtarit të Kryesisë të PDK-së, Xhavit Halitit, i cili tha se Anton Quni është propozuar edhe në të kaluarën për ministër të FSK-së, por që sipas tij, ndërkombëtarët e kanë penguar një gjë të tillë, ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së, Policisë së Kosovës dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari përmes një postimi në Facebook, ka pyetur Halitin se kush ia përgatiti Anton Qunit dosjen e rrejshme kinse për haraç, fajde e prostuticion, e që sipas Miftari kjo është një dosje e përgatitur nga SHIK-u.

Miftari tutje thotë se Xhavit Haliti duhet me i pyet Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Ilmi Reçicën për dosjet e tjera të sajuara dhe falcifikuara që ia kanë shpërndarë UNMIK-ut.

Miftari kësaj radhe ka folur edhe për dosjen e ngritur kundër tij, ku e suspenduan nga Policia e Kosovës.

Sipas Miftari, Thaçi, Veseli e Grabovci tentuan ta zhdukin edhe përmes ndihmës së policisë së UNMIK-ut.

Lexojeni postimin e plotë të Naim Miftarit:

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti mbrëmë deklaroi se Anton Quni është propozuar edhe në të kaluarën për Ministër të FSK-së, por tha se ndërkombëtarët kanë penguar një emërim të tillë.“Kam dëgjuar se Fatmir Sejdiu e ka pasur të preferuar Antonin për Ministër por që ndërkombëtarët nuk e kanë pranuar”, ka thënë Xhavit Haliti.

---------------------------------------

E sakt është zoti Xhavit Haliti çka thuani jo bash mirë që e keni hap temën e Ambasadava të Huja por tregoni ju ish eprorit Anton Qunit (dhe mijëra personave tjerë me dosje të tjera të rrejshm) se kush ja përgaditi Anton Qunit dosjen e rrejshëm kinse për haraq, fajde, prostutucion, përvetsime me privatizime, tendera.... dosje kjo me qindra flet informacione të sajuara të përgaditur dhe të shpërndarë nga SHIK-u u që e keni të instaluar në Polici në AKI dhe në Prokurori.

Si i shperdatë mijëra dosje dhe informacione shumica të rrejshme dhe të sajuara qëllimisht dhe i shpërndatë ato dosje ambasadave të huja dhe shërbimeve sekrete perendimore.

Xhavit pyte shokët tuaj Thaçin, Veseli, Reqicen..se ky trend vazhdon që nga 1999 deri edhe sot vazhdon akoma a ju kujtohet fillimi kur D_500 dosjet e SHIK_ut që i sajuat i fallcifikuat dhe ja shpërndat UNMIK-ut.

Të gjith këto dosje janë për kundershtar të PDK, kundershtarët politik, konkurent të biznisit dhe njerzëve që jau kishit friken ju.

Sikur rasti kur me ato dosje më suspenduan nga Policija e Kosovës nuk ju konvenonte të isha ne polici koha kur pastaj me vite rresht Thaqi,Veseli, Grabovci..... tentuan të më zhduknin nga faqja e dheut edhe përmes ndihmës të policëve të korruptuar të UNMIK-ut dhe dosjeve të rrejshme që na i kishte thurur vet kreu i SHIK-ut Thaqi,Veseli,Grabovci...

(Veseli në një bisedë të regjistruar e kishte pranuar vet kët fakt).

Xhavit jo vetëm Anton Qunit, por janë mijëra njerëz me dosje tuajat që ishin kundërshtar të bosave të PDK dhe SHIK-ut dosje këto të dorëzura herë Amerikanëve në Dragadan e her Francezve përmes DGSE, e herë Italianve... për ti bërë këto dosje krykëput të fallcifikuara kinse të besushme ju kanë dal bishti këtyre dosjeve, të hujt sot e dinë se keni lu koqe me ta dhe i keni gënjyer me dekada.!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat