Reagon ashpër Ramush Haradinaj ndaj Albni Kurtit

Aktuale

Reagon ashpër Ramush Haradinaj ndaj Albni Kurtit

Nga: N.Sh. Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 12:18
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurtit i cili e shfuqizoi ligjin për paga.

Haradinaj e ka quajtur vendimin e sotëm të qeverisë Kurti për pagat narrativë mashtruese që sic thotë ai Vetëvendosje e ka sjellë në ekzekutiv nga rruga.

“I tillë është edhe vendimi për pagat, i cili i subordinohet në plotni Ligjit për Pagat e Sektorit Publik, tashmë të votuar nga Parlamenti i Kosovës, dhe i cili aktualisht gjendet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, shkruan Haradinaj, përcjell gazeta “Bota sot”.

Haradinaj ka shkruar në Facebook e ka quajtur vendim politik dhe të pakuptimtë.

“Mashtrimi ordiner me këtë veprim të sotëm, bëhet për tituj portalesh që të fitojnë ca poena të shpejtë politik, në kurriz të parimit themelor kushtetues të vendit”, shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

Narrativa mashtruese e sjellë nga rruga, po vazhdon tani në institucione, duke u manifestuar përmes veprimeve populliste të panevojshme, që në realitet nuk sjellin asnjë ndryshim efektiv.

I tillë është edhe vendimi për pagat, i cili i subordinohet në plotni Ligjit për Pagat e Sektorit Publik, tashmë të votuar nga Parlamenti i Kosovës, dhe i cili aktualisht gjendet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ulja e pagave të Kabinetit të sotëm është veprim politik tërësisht i pakuptimtë kur dihet tanimë që brenda pak ditëve pritet aktgjykimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese rreth Ligjit që rregullon jo vetëm pagat e këtij kabineti, por edhe atyre të ardhshëmëve, dhe se pagat edhe për këtë muaj do u dalin të gjithëvë ashtu siç ishin. Mashtrimi ordiner me këtë veprim të sotëm, bëhet për tituj portalesh që të fitojnë ca poena të shpejtë politik, në kurriz të parimit themelor kushtetues të vendit.

Kështu, brenda vetëm një javë qeverisëse, u vendos një standard i ri i rrezikshëm dhe jodemokratik i mosrespektimit të Gjykatës Kushtetuese si autoritet përfundimtar i përcaktimit të përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën.

Qeveria normale do pezullonte të gjitha veprimet (përfshi edhe ato politike) rreth temës, dhe do priste me respekt deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat