Mefail Bajqinovci arriti suksesin e parë si politikan, u shkarkua drejtori i Doganës për shkak të gjetjeve të tij

Aktuale

Mefail Bajqinovci arriti suksesin e parë si politikan, u shkarkua drejtori i Doganës për shkak të gjetjeve të tij

Nga: D.RR Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 13:47
Mefail Bajqinovci dhe Albin Kurti

Deputeti i ri i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mefail Bajqinovci, më datën 31 janar kishte publikuar një shkrim në profilin e tij në Facebook, ku kishte gjetur shkelje të ligjit nga ana e ish kryeministrit Ramush Haradinaj, rreth emërimit të drejtorit të Doganës, Bahri Berisha.

“Kryeministri Haradinaj, e ka shkelur rëndë ligjin, kur ka vendosur t'i vazhdojë mandatin drejtorit të përgjithshëm të Doganave të Kosovës. Kodi Doganor Nr. 03/L - 109, në nenin 5 (paragrafi 1) kërkon domosdoshmërisht krijimin e një komisioni dhe shpalljen e konkursit për zgjedhjen e tij. Pas kësaj, propozimi i komisionit shkon tek ministri i financave, i cili, tek atëherë e dergon rekomandimin tek kryeministri. Vendimi i kundërligjshëm i kryeministrit, thirret pikërisht në dispozitën ligjore të neni 5 pika 1, të Kodit Doganor, të cilin Vendimi i kryeministrit e shkelë vrazhdë në kuptimin material (në përmbajtjen e tij), ngase aty qartë është e rregulluar se duhet të shpallet konkurs dhe duhet vendim për përzgjedhje nga komisioni fillimisht. Kjo është shkelje e rëndë ligjore e radhes dhe veprim arbitrar, abuzim me detyrën, shpërdorim i funksioneve e të mirave publike etj. Pastaj ne quditemi se përse nuk kemi liberalizim të vizave. Qeveria në ardhje do të ndalojë këto abuzime me pasurinë e të mirat e përbashkëta”, kishte shkruar Bajqinovci.

Image

E dje në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, u shkarkua nga detyra pikërisht Bahri Berisha, ku më pastaj shkarkimet ndodhën edhe për koordinatorët e emëruar nga Haradinaj.

Deputeti Bajqinovci ka shkruar dje se ndihet krenar me me e qeverisë Kurti, ku thotë se puna nuk do të ndlaet e do t’iu shërbejnë të gjithëve.

“Më datë 31 Janar 2020, paralajmërova se ish kryeministri Haradinaj, kishte shkelur ligjin kur kishte vendosur që drejtorit të Doganës së Kosovës, t’i vazhdonte mandatin e plotë, pa konkurs e pa komision përzgjedhës. Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës, pasi kishte konstatuar këtë shkelje nëpërmjet shërbimeve të saj të administratës, riktheu ligjshmërinë në vend duke shfuqizuar Vendimin e kundërligjshëm të Haradinajt.
Si deputet dhe si qytetar, ndjehem krenar me këtë veprim të sotshëm të Qeverisë dhe kryeministrit Kurti.
Qeveria që shkelë ligjet, cënon njëkohësisht edhe të drejtat, liritë dhe sigurinë juridike të qytetarëve e poashtu dëmton rëndë imazhin e interesin publik. Sot, kemi Qeveri që të drejtat dhe liritë qytetare e kolektive, i ka filozofi e frymëzim kryesor në punën e saj.
Ky standard do të vlejë edhe për shumë e shumë emërime të kundërligjshme që janë bërë në institucionet e shtetit. Do t’u shërbejmë të gjithëve, e këtë mund ta bëjmë vetëm atëherë kur emërimet i marrin ata që të drejtën ua jep ligji dhe jo dikush apo diçka tjetër.
Qeveria Kurti, e të gjithëve e për të gjithë.
Së shpejti do t'i publikoj edhe shumë vendime dhe emërime të kundërligjshme”, ka shkruar Bajqinovci, përcjellë “Bota sot”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat