Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për autostradën dhe hekurudhën

Aktuale

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për autostradën dhe hekurudhën

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 10:05
Foto nga nenshkrimi i marrveshjes

(E plotësuar) -  Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudhat në mes të të të dyja vendeve në Mynih të Gjermanisë.

Firmat në këtë ujdi i vendosën nga delegacioni kosovar: Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore, kurse nga pala serbe drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Marrëveshja për hekurudhat u bë pak para se nisjes së Konferencës së Sigurisë që tubon në Gjermani liderë nga e mbarë bota.

“Kjo është shumë e rëndësishme për shkak të serbëve”, tha kreu i shtetit serb,  Aleksandar Vuçiq i cili përmendi posaçërisht serbët që jetojnë në Graçanicë, Anamoravë.

 

Thaçi në Twitter: Falenderon Trumpin dhe Grenellin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shkruar në Twitter se nënshkrimi i marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë është moment historik.

Thaçi ka falenderuar Presidentin Trump dhe ambasadorin Richard Grenell për përkrahjen e tij në realizimin e marrëveshjeve.

“Një tjetër moment historik. Së pari me marrëveshjen për trafikun ajëror dhe sot nënshkruam marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradat në mes Kosovës dhe Serbisë. Faleminderit, Donald Trump për udhëheqjen dhe Richard Grenell për vendosmërinë. Një hap i madh drejt arritjes së marrëveshjes përfundimtare për paqe mes dy shteteve”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq.

Thaçi pas nënshkrimit të marrëveshjes, është mesazh për paqe me Serbinë

Dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq sot kanë nënshkruar në Mynih marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se me këtë arritje të marrëveshjes rajoni do të ketë paqe dhe zhvillim ekonomik.

“Është një hap tjetër i kësaj marrëveshjeje së sotme të të progresit pas linjave ajrore Prishtinë-Beograd. Marrëveshja e sotme e hekurudhave dhe autostradave është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë paqe, zhvillim ekonomik, progres dhe vende të punës, çka i duhet njerëzve tonë në Kosovë dhe Serbi”, ka thënë ai.

Image
Foto nga nenshkrimi i marrveshjes

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq.

***

Sot në Munih të Gjermanisë është nënshkruar marrëveshja për linjën hekurudhore dhe autostradën që lidh Kosovën dhe Serbinë.

Delegacioni kosovar që e ka nënshkruar këtë marrëveshje ishte i përbërë prej Xhemë Veselit, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupevës, drejtor i Infrastrukturës Rrugore.

Ndërsa nga pala serbe, ka qenë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ai i cili e ka firmosur dokumentin.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në praninë e Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu aty ishin edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Konett dhe ambasadori i SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell.

Përmes këtyre letrave, Kosova dhe Serbia shfaqin gatishmërinë për rihapjen e rrugëve që janë pjesë e korridoreve hekurudhore dhe rrugore si dhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy kryeqytetet me njëri-tjetrin, ashtu si edhe me Europën.

Në muajin janar, Kosova dhe Serbia nënshkruan edhe ujdinë – e cila erdhi befasishëm – për rihapjen e linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.

Image
Foto nga nenshkrimi i marrveshjes

***

Është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet.

Kjo është bërë nën prezencën e ambsadorit amerikan Richard Grenell dhe presidentëve të dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq.

Image
Foto nga nenshkrimi i marrveshjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat