Vulin vazhdon të vjell vrer e fyerje për shqiptarët në reagimin ndaj Kurtit - Bota Sot
Vulin vazhdon të vjell vrer e fyerje për shqiptarët në reagimin ndaj Kurtit

Aktuale

Vulin vazhdon të vjell vrer e fyerje për shqiptarët në reagimin ndaj Kurtit

Nga: F. B. Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 10:44
Vulin

Ministri i mbrojtjes së Serbisë Vulin i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti në deklaratën se “mini Shengeni” është synimi serb për Jugosllavinë e katërtë, duke vjell vrerë edhe fyerje ndaj shqiptarëve, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

“Kurti thotë se ideja e presidentit Vuçiq është ‘Jugosllavia e katërtë’, po të ishte ashtu atë Kurti do e pranonte. Në Jugosllavi shqiptarët kanë marr atë që nuk e kanë në Shqipëri, vendin e rregulluar dhe të drejtat edhe pse ishin pakicë absolute” ka thënë Vulin si përgjigje ndaj Kurtit që tha se synimi serb për Jugosllavinë e katërtë është e rrezikshme.

“Për ‘Jugosllavinë e katërtë} serbët do duhej që shqiptarëve prapë të ju japin autonomi dhe të shkruhen si popull si fitues të luftës së dytë dhe të i falën krimet, vrasjet kriminale dhe mos të ju paguhen tatimet, rryma , komunalit dhe me pasaporta serbe ë shkojnë pa vizat në BE, gjë që nuk e bëjnë as vendet që kanë njohur shtetin e rrejshëm të Kosovës” ka thënë ai.

Sipas Vulin Evropa megjithatë më shumë i frikësohet mafisë narko - shqiptare se popullimit të shqiptarëve.

“Presidenti Vuçiq nuk po krijon kurrfarë Jugosllavie, ndërsa “mini Shengeni” është ofertë civilizuese për zhvillim e përparim. Por që ajo të pranohet dhe kuptohet duhet të jenë pjesë e civilizimit” tha Vulin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat