Pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, Vela ka një kërkesë për Qeverinë Kurti

Aktuale

Pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, Vela ka një kërkesë për Qeverinë Kurti

Nga: G.B Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 11:42
Blerim Vela dhe Albin Kurti

Blerim Vela, njohës i çështjeve politike, ka thënë se Qeveria e re duhet ta sqarojë se a i mbështetë marrëveshjet e nënshkruara në Munhen për transportin hekurudhor dhe rrugor, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se qeveria e re duhet të sqarojë pse ka munguar ministri i punëve të jashtme, në ceremoninë e nënshkrimit.

Postimi i plotë në Facebook:

Qeveria e re duhet te sqaroj se a i mbeshtete marreveshjet e nenshkruara ne Minhen per transportin hekurudhor dhe rrugor.

Qeveria e re duhet te sqaroj pse ka munguar ministri i puneve te jashtme ne ceremonine e nenshkrimit.

Po ashtu, ministri i ri i infrastruktures dhe ambientit duhet te sqaroj sa a e mbeshtete vendimin e ministrit te kaluar te infrastruktures per emerimin e ekipit qe ka nenshkruar marreveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat