Veliu flet për marrëveshjen, ja çfarë thotë për Pompeu-n dhe Grenell-in

Aktuale

Veliu flet për marrëveshjen, ja çfarë thotë për Pompeu-n dhe Grenell-in

Nga: A.M. Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 13:22
Agim Veliu

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e ka përkrahur marrëveshjen e nënshkruar sot në Berlin.

Gjithashtu, ai ka shkruar në Facebook,  se “Letra e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Pompeu dhe angazhimi i Ambasadorit Grenell janë tepër të qarta”.

Postimi i plotë:

Roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm.

Çdo marrëveshje e arritur, e cila çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur.

Letra e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, z. Pompeu dhe angazhimi i Ambasadorit Grenell janë tepër të qarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat