Flet Kurti për Marrëveshjen hekurudhore Kosovë-Serbi, pyet pse nuk u nënshkrua nga Vuçiqi por nga Gjuriqi?

Aktuale

Flet Kurti për Marrëveshjen hekurudhore Kosovë-Serbi, pyet pse nuk u nënshkrua nga Vuçiqi por nga Gjuriqi?

Nga: N.Sh Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 15:13
Foto nga nënshkrimi i marrëveshjes

Sot në Mynih të Gjermanisë, u nënshkrua marrëveshja për hekurudhat në mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishin prezent presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serbë Aleksandër Vuçiq.

Firmat në këtë ujdi i vendosën nga delegacioni kosovar: Xhemë Veseli, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës Rrugore, kurse nga pala serbe drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Gjithashtu aty ishin edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Konett dhe ambasadori i SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell.

E për këtë marrëveshje ka reaguar kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, prof. Faton Kurti.

Ai thotë se kjo marrëveshje është dashur të nënshkruhet nga presidenti serb Vuçiq e jo nga Marko Gjuriq.

Ky është postimi i plotë:

LOJRAT POLITIKE TË VUÇIÇIT DUHET DITUR TË DESHIFROHEN.

Marrëveshja për linjën hekurudhore Kosovë – Serbi, për palen serbe u nënshkrua nga Marko Gjuriç, i ashtuqujturi "drejtor i zyrës për Kosovën dhe Metohinë"!

Kjo kontratë duhej të nënshkruhej nga Presidentët e dy vendeve apo dy Ministrat e Transporteve - por jo nga ky farë "drejtor i mosnjohjes së Kosovës"!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat