“Kushdo që i del përpara Grenellit, mund të marrë flakaresha të forta...”

Aktuale

“Kushdo që i del përpara Grenellit, mund të marrë flakaresha të forta...”

Nga: N.Sh Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 16:57
Riçard Grenell

Profesori universitar, sociologu Blerim Latifi, thotë se ambasadori amerikan Riçard Grenell e ka nj synim, e ai sipas tij është të marrë postin e sekretarit të shtetit në presidencës e dytë të Trumpit.

Andaj, Latifi thotë se i duhen suksese të shpejta diplomatike.

Sipas Latifit, kushdo që i del përpara mund të marrë flakaresha të forta, e kushdo që e ndjek pas duhet të ketë kondicion të madh politik.

“Grenell e ka një synim: të marrë postin e sekretarit të shtetit në presidencën e dytë të Trump-it. Prandaj i duhen suksese të shpejta diplomatike. Kush i del përpara mund të marrë flakaresha të forta prej tij. Kush e ndjek pas duhet të ketë kondicion të madh politik e mendor dhe të jetë syçelë për të mos u rrëzuar në ndonjë gropë të papritur”, shkruan Latifi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat