“Mund të nënshkruani”, momenti kur Grenell e këndell Gjuriqin

Aktuale

“Mund të nënshkruani”, momenti kur Grenell e këndell Gjuriqin

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 17:54
Mynih

Ceremonia e nënshkrimit të Letrave të Mirëkuptimit më Kosovës dhe Serbisë në Mynih me ndërmjetësimin e Richard Grenellit nuk ka kaluar pa disa momente qesharake.

Derisa Richard Grenell po i udhëzonte  dy përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës, Ramë Qupeva dhe Xhemë Veseli dhe Marko Gjuriqin për të nënshkruar marrëveshjet, ky i fundit kishte humbur fare.

E Richard Grenell kur e ka vërejtur një gjë të tillë e ka parë të udhës që t’i drejtohet Gjuriqit duke i thënë “mund të nënshkruani”.

Kosova dhe Serbia sot kanë arritur pajtim për ndërtimin e linjës hekurudhore dhe autostradës Prishtinë-Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat