Edhe kjo ndodhi: Deputeti i AAK-së ia huq fort, nuk e di sa kilometra katror i ka Kosova

Aktuale

Edhe kjo ndodhi: Deputeti i AAK-së ia huq fort, nuk e di sa kilometra katror i ka Kosova

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 19:39
Shkumbin Demaliaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, sërish ka dal në qendër të vëmendjes me huqje në deklaratat e tij.

Përfaqësuesi i popullit duket se nuk e di se sa kilometra katror ka territori i Kosovës.

Derisa po fliste në një intervistë në Interaktiv, Demaliaj teksa ka folur për leximin e librave e mini-bibliotekën që e ka në shtëpi, ka thënë se Kosova ka 110 mijë kilometra katror.

Kjo është një huqje e madhe, pasi Kosova ka vetëm 10 mijë e 887 kilometra katror sipërfaqe.

Demaliaj ia kishte recituar një poezi Albin Kurtit në seancën kur u votua Qeveria e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat