Ministrja Hajdari deklarohet rreth heqjes së taksës

Aktuale

Ministrja Hajdari deklarohet rreth heqjes së taksës

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 19:45
Rozeta Hajdari ka folur gjatë një takimi sot me përfaqësues të CEFTA-s në lidhje me heqjen e taksës

Ministrja e Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka folur gjatë një takimi sot me përfaqësues të CEFTA-s në lidhje me heqjen e taksës së vendosur nga Qeveria Haradinaj ndaj mallrave serbe në nëntor 2018.

Ajo tha se sa i përket taksës dhe reciprocitetit, janë duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe së shpejti do të dalin me një propozim.

“Duhet të kuptohet drejt se Kosova ka qenë e detyruar që të veprojë në këtë mënyrë, duke marrë parasysh qasjen dhe diskriminim që i është bërë Kosovës në raportet tregtare nga vendet anëtare të CEFTA-s”, u shpreh ministrja Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat