Haradinaj: AAK do të jetë gardian i Kushtetutës dhe Pavarësisë së 17 shkurtit 2008

Aktuale

Haradinaj: AAK do të jetë gardian i Kushtetutës dhe Pavarësisë së 17 shkurtit 2008

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 20:21
Daut Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në një promoncim për REL ka thënë se e para që duhet të dihet rreth vazhdimit të dialogut me Serbinë është ajo se për çka do të diskutohet.

Megjithatë, Haradinaj thekson se AAK-ja do të jetë një kujdestar që do të mbrojë Kushtetutën e Kosovës dhe pavarësinë e 17 Shkurtit.

“Ky do të jetë qëndrimi ynë i prerë. Ndërsa, rreth dialogut, nuk mendoj se ka nevojë të ketë shumë teza të gjithanshme derisa nuk kemi diçka konkrete në tavolinë. Po shihet se kryeministri i ri i ka ndërruar shumë qëndrimet. Ka pasur shumë qëndrime radikale në të kaluarën, ndërsa tash nuk është në ato pozicione dhe ne nuk dimë se për çka do të diskutojë ai. Nuk është e qartë se me çfarë agjende do të shkohet në dialog. Nuk e ka një agjendë të qartë, nuk e kemi parë të paktën”, ka deklaruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat