Ne Mynih po qëndron edhe një person shumë i dashur për shqiptarët e Kosovës

Aktuale

Ne Mynih po qëndron edhe një person shumë i dashur për shqiptarët e Kosovës

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 19:24
Bëhet fjalë për ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Në Mynih të Gjermanisë është duke u mbajtur Konferenca e Sigurisë.

Atje po marrin pjesë lider e personalitete nga e gjithë bota. Gjithashtu atje është parë edhe një grua shumë dashur për  shqiptarët e Kosovës, bëhet fjalë për ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Në Mynih, janë duke qëndruar edhe liderët e Kosovës, presidenti Thaçi, ku ka zhvilluar disa takime të rëndësishmesh me zyrtarë të lartë amerikan dhe të vendeve tjera.

Ndërsa, kryeministri, Kurti, deri tani nuk ka pasur asnjë takim me zyrtarët e lartë amerikanë, ai vetëm sot është takuar me Richard Moore.

Nuk dihet nëse ndonjëri nga liderët tanë do të takohet me të.

Vendosmëria dhe përkushtimi i Sekretares Albright për ta ndalur gjenocidin në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë dhe shpresën një populli të shtypur ishin kruciale për të ardhmen e popullit tonë.

Image

Sekretarja Albright, ishte e pakompromis ndaj dhunës që regjimi i Millosheviqit po ushtronte në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat