Rexhep Selimi del kundër projektit të Edi Ramës: Shqipërinë dhe Serbinë i ndan Kosova edhe me kufij

Aktuale

Rexhep Selimi del kundër projektit të Edi Ramës: Shqipërinë dhe Serbinë i ndan Kosova edhe me kufij

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 19:46
Rexhep Selimi

Kreu i grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi e ka cilësuar projektin e ‘mini-shengenit’ një situatë jo të mirë, pasi në atë tryeze rajonale, Shqipëria dhe Kosova duhej të paraqitej si një e vetme.

Selimi tha në këtë moment ky projekt është i mirë o për Serbinë o për Kosovë, por jo për të dyja.

Deklaratën e Ramës për heqje të kufirit Shqipëri-Serbi, Selimi e cilësoi paradoksale, pasi mes tyre qëndron Kosova, që nuk njihet nga Serbia.

‘Vetëm kur Serbia dhe Kosova të njohin njëra-tjetrën si shtet, atëherë mund të flasim për heqjen e kufijve’ tha Selimi duke argumentuar se mini-shengeni nuk duhej të ndodhte në këtë moment.

‘Ky projekt nuk mund të jetë i mirë edhe për Kosovës edhe për Serbinë, në këto moment do të jetë o për njërin o për tjetrin. Nëse flitet për heqje kufijsh mes Shqipërisë dhe Serbisë apo për lëvizje të lirë me Mini-shengen, atëherë e dimë që kufiri i Shqipërisë nuk është ne Merdarë. Kufiri mes Shqipërisë dhe Serbisë janë qindra km larg njëri-tjetrit, sepse në mes është Kosova, kjo e bën pak paradoksale. Do doja që Serbia dhe Kosova të njohin njëra-tjetrën dhe më pas të flasim për heqje të kufijve’, tha Selimi.

Në lidhje me kritikat e mini-shengenit dhe deklaratave të ashpra që bëri kryeministri Rama ndaj udhëheqësve politikë në Kosovës, Selimi i ka cilësua si një mosmarrëveshje mes Ramës e Haradinaj, por shtoi se priste që Rama të tregohej më i kujdesshëm me sulmet e tij.

Ai shtoi në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, se kryeministri i ri, Albin Kurti do të sigurohet që këto sulme të shmangen në të ardhmen dhe se takimi io tyre do shërbejë që shqiptarët të jenë më të bashkuar.

‘Në takimin e tavolinës së mini-shengen nuk mungonte vetëm Kosova, por dhe Shqipëria, pasi duhet të paraqiteshin si një. Në atë takim përplasja ka qene mes Ramës dhe Haradinaj megjithatë mosmarrëveshjet mes tyre nuk zgjidhen me një padi si në gjykatë. Kurti dhe Rama do takohen pavarësisht preferencave personale që mund të ketë dhe do të hapë rrugë që ajp që ndodhi me Haradinaj të mos përsëritet më në të ardhmen. E kam menduar më të kujdesshëm Ramën me deklaratat sulmuese lidhur me kritikat që ka hasur për mini-shengenin’, u shpreh Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat