Ish-koordinatorët nacionalë thonë se po bëhet raportim i padrejtë për punën e tyre

Aktuale

Ish-koordinatorët nacionalë thonë se po bëhet raportim i padrejtë për punën e tyre

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 21:36
Besnik Tahiri

Janë ditët e fundit të tyre të qëndrimit në zyrat ku kanë punuar për disa muaj.

Koordinatorët nacionalë, të emëruar në Qeverinë e kaluar tashmë po kryejnë raportet përmbledhëse të punës së tyre, për shkak që ditë më parë u shkarkuan në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Besnik Tahiri, ish-koordinator Nacional për Reformë Shtetërore është i pari që me vendim të Qeverisë u zgjodh në këtë pozitë.

E në këtë detyrë si koordinator, por për çështje tjera u zgjodhën edhe tre të tjerë.

Bëhet fjalë për Fatos Makollin, koordinator kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, Rexhep Hoti koordinator nacional për Kulturë Rini dhe Sport, si dhe Mendim Rugova koordinator për Ndryshimet Klimatike.

Tahiri sqaron specifikisht përgjegjësinë që ka pasur në këtë pozitë.

Tahirit thotë se nuk është shkarkuar, sepse i njëjti është dorëhequr në dhjetor të vitit të kaluar nga kjo pozitë.

Ish-koordinatori nacional për reformë shtetërore flet në detaje për shpenzimet e tij dhe privilegjet përgjatë muajve s’ka qëndruar në këtë post.

Por, janë organizatat e shoqërisë civile në Kosovë ato që kanë mirëpritur vendimin e qeverisë Kurti për shuarjen e kësaj pozitë.

Allen Meta nga instituti D4D thotë se këto punë mund t’i kryejnë ministrat.

Ndryshe, nga Vetëvendosje edhe para formimit të Qeverisë patën paralajmëruar se do të shuajnë pozitën e Koordinatorit Nacional në Qeverinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat