Ramush Haradinaj publikon një fotografi dhe sulmon Albin Kurtin: E turpëroj vendin

Aktuale

Ramush Haradinaj publikon një fotografi dhe sulmon Albin Kurtin: E turpëroj vendin

Nga: D.RR Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 22:58
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar pasuesin e tij, Albin Kurtin, pasi ky i fundit kritikoi zyrtarët e Ministrisë të cilët nënshkruan marrëveshjen me Serbinë, për transportin hekurudhor.

Haradinaj thotë se me zyrtarët e Ministrisë Z. Xhemajli, dhe Z. Qupevaj, u takuar më datën 30 janar.

Ai thotë se këtë është dashur ta bëjë edhe kryeministri Albin Kurti.

“Këtë gjë, është dashur ta bëjë edhe Kryeministri Kurti, në mënyrë që mos ta turpërojë vendin dhe institucionet duke thënë se nuk ka qenë i informuar. Kjo deklaratë, dëshpron edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë indikacione se nuk jemi unik ndaj përkrahjes së tyre”, ka shkruar ndër tjera Haradinaj.

Postimi i plotë:

Kjo fotografi, është bërë më datë 30 Janar 2020. Të nderuar qytetarë si Kryeministër i vendit, dy javë më herët kam ftuar në takim grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor, respektivisht zyrtarët e Ministrisë Z. Xhemajli, dhe Z. Qupevaj, për t’u informuar rreth letrës së qëllimit për hekurudhat me Serbinë, e që është ndërmjetësuar nga Ambasadori Grenell. Kam kërkuar nga ata, që të jenë vigjilent dhe mos të negociojnë e as të diskutojnë asgjë që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Këtë gjë, është dashur ta bëjë edhe Kryeministri Kurti, në mënyrë që mos ta turpërojë vendin dhe institucionet duke thënë se nuk ka qenë i informuar. Kjo deklaratë, dëshpron edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë indikacione se nuk jemi unik ndaj përkrahjes së tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat