Thaçi publikon një foto me telefon me logo të UÇK-së mbrapa dhe i reagon ashpër deputetes së VV-së

Aktuale

Thaçi publikon një foto me telefon me logo të UÇK-së mbrapa dhe i reagon ashpër deputetes së VV-së

Nga: D.RR Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 23:21
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka reaguar deputetes së LVV-së, Fatmire Klloçakut, e cila ka publikuar një postim në Facebook duke shkruar “Kurti nuk është i korruptuar, nuk ka dosje kriminale nga koha e UÇK-së”.

Thaçi në një foto ku shihet me telefon ku mbrapa ka logon e UÇK-së, ka thënë se është krenar që ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj.

“Nuk kam menduar, e lëre besuar, se do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të thotë me krekosje se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së””, ka thënë Thaçi.

Postimi i plotë:

Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj. Ka qenë nderi më i madh në jetën time që ta barti uniformën e UÇK-së dhe të jem Drejtor Politik i saj.

Ajo uniformë dhe shërbimi në luftën tonë çlirimtare nuk është hendikep, por nder, përparësi dhe krenari në çdo përballje me këdo.

Nuk kam menduar, e lëre besuar, se do të vijë dita që një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të thotë me krekosje se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”.

E pyes zonjën në fjalë: çfarë krimi ka bërë UÇK-ja?
UÇK ka pasur vetëm një mision – dëbimin e Serbisë nga Kosova.

UÇK ëndrrën e popullit të Kosovës e bëri realitet. Fituam lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin.
Etiketimet e tilla për UÇK-në, projektin më madhor kombëtar, i kemi dëgjuar vetëm në Beograd dhe në Moskë.

Po e përsëris: Jam krenar që kam qenë pjesëtar i UÇK-së dhe Drejtor Politik i saj. Kjo vetëm sa më bën më të fortë mua dhe gjithë bashkëluftëtarët e UÇK-së.

Ne jemi me fat që kemi bindur aleancën më të fuqishme ushtarake të botës, NATO-n, që të na dalë në ndihmë dhe së bashku ta çlirojmë vendin tonë.

Çlirimtarë të Kosovës janë të gjithë qytetarët e Kosovës. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat