“Kurti diskreditoi publikisht Vuçiqin”, avokati shqiptar ka disa fjalë për kryeministrin e Kosovës

Aktuale

“Kurti diskreditoi publikisht Vuçiqin”, avokati shqiptar ka disa fjalë për kryeministrin e Kosovës

Nga: A.ZH Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 12:00
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, foto ilustrim nga "Bota sot"

Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka komentuar për pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

Ngjela ka thënë se Kurti është kryeministri i parë i Kosovës, që i thotë hapur dhe politikisht presidentit serb se ata janë të “mundur në një luftë në të cilën është çliruar Kosova prej Serbisë”.

Sipas Ngjelës, Aleksandar Vuçiq kishte kërkuar që si i mundur në luftë, t’i kërkojë fitimtarit mohimin e fitores, përcjell Bota sot.

Por, avokati shqiptar ka theksuar se shqiptarët kanë gjetur më një fund një kryeministër që e diskreditoi me logjikë elokuente karakterin mesjetar të presidentit serb Vuçiq.

Postimi i plotë i Ngjelës në Facebook:

Albin Kurti është i pari kryeministër i Kosovës që i thotë hapur dhe politikisht presidentit serb se: ju jeni të mundur në një luftë në të cilën është çliruar Kosova prej Serbisë.

Ku është parë në histori që i munduri në luftë t'i kërkojë fitimtarit mohimin e fitores?(!) Këtë ka kërkuar të bëjë Vuçiq me sejmenët shqiptarë.

Në fakt kjo është psikologjia agresive fashiste e pushtuesit të territoreve.

Shqiptarët gjetën më në fund një zë kryeministror që e diskreditoi me logjikë elokuente karakterin mesjetar të presidentit serb Vuçiq.

Në fakt, këtu duhet të fillojë politika shqiptare, nëse kryeministrat shqiptarë nuk janë të shitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat