Krahas vetingut të bëhet edhe rekrutimi i gjykatësve e prokurorëve

Aktuale

Krahas vetingut të bëhet edhe rekrutimi i gjykatësve e prokurorëve

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 13:01
Ilustrim

Organizatat që merren me fushën e drejtësisë, vlerësojnë në deklarata për KosovaPress, se procesi i vetingut është tejet i domosdoshëm për t’u bërë pastrimi nga njerëzit që janë të lidhur me gupet e interesit ose politikën, pasi sipas tyre vetëm në këtë mënyrë do të ndodhë kthimi i besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Procesi i vetingut i paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës, po shihet si sfida më e madhe e kësaj qeverie dhe Ministrisë së Drejtësisë. Këto dy institucione përveç që duhet të garantojnë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, duhet të kujdesen që sistemi i drejtësisë të mos mbes pa gjykatës dhe prokurorë.

Krahas kësaj, këto organizata potencojnë se Ministria e Drejtësisë, krahas procesit të vetingut duhet të bëjë edhe rekrutimin e gjykatëseve dhe prokurorëve të ri, e një gjë të tillë është paraparë edhe nga Ministria e Drejtësisë.

Drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha, për KosovaPress, thotë se është mese e domosdoshme që Kosova të krijojë një proces të vetingut, që do të përfshinte të gjithë zyrtarët e lartë të sistemit të drejtësisë.

Ajo thotë se procesi i vetingut duhet të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe të ketë mbështetje të plotë nga gjithë spektri politik. Loxha shprehet se vetingu nuk duhet të ndodhë vetëm një herë por duhet të jetë një proces i vazhdueshëm.

Loxha: Ky proces duhet të bëhet me kujdesin më të madh

“Ne konsiderojmë që ky proces duhet të bëhet me kujdesin më të madh, me përfshirje sa më të madhe të gjithë akterëve relevant, me hartim dhe implementim të ekspertëve më të njohur ose e ekspertizën më të mirë dhe të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme. Në mënyrë që të mos përfundojë të jetë një proces ose reformë e cila niset dhe në fund nuk ka asnjë rezultat konkret. Pra, duhet të bëhet me kujdesin më të madh dhe të respektohen të gjitha parimet e rregulluara me ligje ose me standardet më të mira, në mënyrë që procesi të filloj dhe të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe njëkohësisht t’i sigurohet vazhdueshmëri, pra të jetë një proces i cili vazhdon”, thotë ajo.

Loxha potencon se është e rëndësishme që ky proces të organizohet në atë mënyrë që parandalon mundësinë që vendi të mbesë pa gjykatës dhe prokuror. Ajo përmend rastin e vetingut në Shqipëri, ku janë përballur me mungesë të prokurorëve dhe gjykatësve.

Loxha: Do të duhej në mënyrë graduale të mos shkohet në ekstremitetin

“Nuk mund të paragjykoj tash se si do të jetë epilogu i procesit të vetingut, por është parak usht kryesor që të hartohet në mënyrën sa më të mirë të mundshme dhe të implementohet në mënyrë sa më të mirë. Pastaj, do të duhej në mënyrë graduale të mos shkohet në ekstremitetin ose me parregullsitë që e kanë përcjell vetingun në Shqipëri. Ne gjithmonë e kemi ngritur këtë si shqetësim, pra duhet të dizajnohet në atë mënyrë që parandalon rastin siç ka qenë rasti i Shqipërisë që të mbesim për një periudhë të caktuar a gjykatës dhe prokurorë”, shprehet Loxha.

Vetingun në sistemin e drejtësisë e quan lajm të mirë drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj, i cili thotë se procesi i vetingut është e vetmja mënyrë që të pastrohet sistemi i drejtësisë nga personat jokompetent dhe nga njerëzit e lidhur me grupet e interesit e politikën.

Miftaraj shton se Kosova e ka mundësinë unike që të mësojë nga gabimet që janë bërë në procesin e vetingut në Shqipëri dhe në vende të tjera.

Sipas tij, me fillimin e procesit të vetingut duhet të fillojë edhe rekrutimi për gjykatës e prokurorë, në mënyrë që të mos ketë mungesë të tyre nëse nuk arrijnë të kalojnë këtë proces.

Miftaraj: Krahas procesit të vetingut të filloj edhe shpallja e pozitave për gjyqtarë dhe prokurorë

“Kosova nuk ka nevojë që të filloj një proces vetingu përnjëherë për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët. Më e mira do të ishte që të bëhej në faza dhe të fillojë me Gjykatën Supreme, me Zyrën e kryeprokurorit të shtetit. Faza e dytë të vazhdoj pastaj me shkallët e dyta të sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial dhe pastaj në nivelin më të ulët, në Gjykatat dhe Prokuroritë Themelore. Po ashtu, IKD ka propozuar që krahas procesit të vetingut të filloj edhe shpallja e pozitave për gjyqtarë dhe prokurorë të ri dhe para se të aplikojnë t’iu bà «het e qartë se ata do t’i marrin këto pozita vetëm në qoftë se lirohen pozitat dhe nëse gjyqtarët aktual dhe prokurorët aktual nuk e kalojnë procesin e vetingut”, thotë Miftaraj.

Ai deklaron se procesi i vetingut duhet të bëhet shkallë-shkallë, ku së pari do të përfshiheshin pozitat e larta.

Miftaraj thekson se vetingu në gjithë sistemin e drejtësisë mund të përfundojë brenda 7 viteve.

Miftaraj: Kjo faza e parë do të duhej të fillonte me pozitat më të larta

“Nëse kjo qeveri e ka fatin që ta përfundojë mandatin prej 4 viteve do të ishte sukses i madh nëse Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, Gjykata e Apelit, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Gjyata Supreme ta përfundojnë procesin e vetingut brenda 4 vitesh. Pra, kjo faza e parë do të duhej të fillonte me pozitat më të larta. Në momentin që Kosova ka një Gjykatë Supreme të pavarur, m e integritet, profesionale, e njëjta vlen për Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, për Gjykatën e Apelit, për Prokurorinë e Apelit dhe më e domosdoshmja për Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial atëherë mund të themi që sistemi do të filloj të merr frymë lirshëm, te zbatohet drejtësia dhe qytetarët të marrin shërbime në bazë të ligjit. Pastaj në fazën e dytë të vazhdohet me Gjykatat Themelore, Prokuroritë Themelore, në mënyrë që pastaj le të themi brenda 6 ose 7 viteve i gjithë ky proces të rrumbullakohet dhe të kemi një sistem në bazë të asaj që e parasheh Kushtetuta dhe ligji.

Procesin e vetingut, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, po e konsideron si sfidën më të madhe me të cilën do të përballet Qeveria e Kosovës dhe dikasteri që ajo e drejton.

Haxhiu për KosovaPress, thekson se procesin e vetingut do të bëjnë bashkë me Kuvendin e Kosovës, ku thotë se do ta provojnë ta bëjnë me ndrysh ime kushtetuese, por në rast se dështojnë do të shkojnë përmes ligjit për vetingun.

Haxhiu: Ky proces do të mund të zgjaste orientimisht në një afat prej 24 muajsh

“Kam thënë që ky proces do të mund të zgjaste orientimisht në një afat prej 24 muajsh, për faktin se unë besoj që brenda këtij afati do të mund të adresojmë të paktën ndryshimet kushtetuese, ndryshimet ligjore. Dhe më tutje që të krijohen komisione përkatëse për verifikim, sidomos për nivelet më të larta hierarkike në këtë rast për këshillat prokurorial dhe gjyqësor, kryeprokurorin e shtetit, kryeprokurorët e prokurorive, kryetarët e gjykatave. Pra, kur ne arrijmë t’i verifikojmë nivelet më të larta të sistemit të drejtësisë pastaj shumë më lehtë është që kjo të kalohet tek institucionet tjera”, thotë ajo.

E para e drejtësisë potencon se kanë paraparë që krahas proce sit të vetingut të bëhet edhe rekrutimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të ri, në mënyrë që sistemi i drejtësisë të mos përballet me mungesë të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Haxhiu: Baraz me procesin e vetingut do të jetë edhe një proces rekrutues

“Ne kemi alternativën për këtë, baraz me procesin e verifikimit ne kemi planifikuar që të hapim edhe pozita të lira rekrutuese me kusht që prokurorët të cilët do të zgjidheshin ose gjyqtarët që do të zgjidheshin do të zëvendësohen vetëm në rastin që largohet ndonjë prokuror për shkak se nuk arrin ta kalojë verifikimin. Këtë e kemi marrë për faktin se në Shqipëri ka ndodhur dicka që kanë mbetur institucionet pa përfaqësues aty, do të thotë pa gjyqtarë, kemi pasur kohë të gjatë Gjykatën Kushtetuese. Unë kam përcjell procesin e vetingut në Shqipëri, mendoj që duhet të marrim mësimet e njëra prej tyre është kj o, pikërisht për mos ta lënë sistemin pa prokurorë dhe gjyqtarë ne kemi planifikuar që baras me verifikimin e gjyqtarëve, prokurorëve, policëve të jetë edhe një proces rekrutues për prokurorët dhe gjyqtarët me kusht që i zëvendësojnë pozicionet që mbeten pa prokurorë dhe gjyqtarë”, thotë ministrja Haxhiu.

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, si prioritet ka paraqitur vetingun në polici, prokurori, gjyqësi, AKI, ATK, Dogana dhe Njësi të Inteligjencës Financiare do të jetë prioritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat