Kjo është arsyeja përse edhe sot e kësaj dite, Thaçin e mundon Ibrahim Rugova

Aktuale

Kjo është arsyeja përse edhe sot e kësaj dite, Thaçin e mundon Ibrahim Rugova

Nga: V.R Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 13:21
Ibrahim Rugova

Pas luftës, sulmet terroriste ndaj Ibrahim Rugovës, nuk ishin të rralla. Ato ndodhnin pasi që u çlirua Kosova.

Sipas publicistit dhe njohësit të politikave, Enver Bytyçit, PDK-ja, ka shpallur dy lloje qëndrimesh sa i përket figurës së Rugovës.

Sipas tij, një qëndrim ishte sa kohë presidenti ishte gjallë dhe një tjetër pas vdekjes së tij.

Bytyçi, shtoi se eksponentët e PDK-së, e donin Rugovën e vdekur. Ai shtoi se i bën shumë atentate, e sulmuan por nuk e mposhtën.

“Partia Demokratike e Kosovës ka shpallur dy lloj qëndrimesh sa i përket figurës dhe personalitetit të Rugovës. Një qëndrim ishte sa kohë presidenti historik i Kosovës ishte gjallë dhe një tjetër qëndrim pas vdekjes së tij.  Gjatë kohës që ishte gjallë dhe Dr. Rugova i fitonte zgjedhjet duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u jepnin vota edhe partive tjera, veç LDK-së, eksponentët dhe shumë prej anëtarësisë së Partisë Demokratike, përfshirë dhe kreun e saj, e donin Rugovën të vdekur. I bënë atentate, e sulmuan ashpër, por nuk e mposhtën. Të vdekur e donin edhe liderët e Beogradit. Por për arsye tjetër”, tha ai.

Më tej,Bytyçi, shtoi se ndërsa PDK donte likuidimin politik të Rugovës për shkak të etjes së tyre për pushtet, në Beograd e donin Rugovën të varrosur për shkak të vendosmërisë së tij për mbrojtjen e Kosovës, të shtetësisë dhe të të vërtetës shqiptare. Ish-kreu i PDK-së vitet e fundit shkoi deri te projekti serb pa Rugovën, tjetërsimin e territorit të Kosovës.

“Faza e dytë e lidershipit të PDK-së është qëndrimi pas vdekjes së Ibrahim Rugovës. PDK ndërroi taktikë. Filloi ta nderojë dhe respektojë ish-presidentin historik, së paku për publikun. Hashim Thaçi e madje dhe Kadri Veseli e kopjuan dhe po e kopjojnë stilin e tij udhëheqës politik, sidomos në fushata elektorale. Ndërkohë, ndryshe nga Rugova investuan për ta përçarë Lidhjen Demokratike të Rugovës. Në një farë mase e përdorën intrigën e lavdërimeve për Rugovën për të fshehur intrigën e përçarjes së partisë së tij”, shtoi Bytyçi.

Më tej, Bytyçi, tha se gjitha kjo ka ndodhur, sepse PDK dhe liderët e saj kishin dhe vazhdojnë të kenë frikë nga Ibrahim Rugova. Qëndrimni i PDK-së ndaj Rugovës ndryshon nga qëndrimi i Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt. Kurti e e ka parë si kundërshtar ideologjik dhe duke mbrojtur pozicionin e tij ideologjik, i ndikuar gjithashtu nga miku i tij, njëkohësisht armik i betuar i Rugovës, Rexhep Qosja, nuk ka dashur ta respektojë figurën e ish-presidentit Rugova. Ramush Haradinaj mund të mos e donte gjatë luftës, por kur bashkëpunoi me Rugovën në qeverisje ndryshoi qëndrim dhe u bë mik i ngushtë i ish-presidentit të vendit.

“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë më e sinqertë kur ia digjte foton Ibrahim Rugovës dhe thoshte se “Nëse Rugova shpall pavarësinë, ne nuk do ta pranojmë atë pavarësi që vjen prej tij”. Por u bë hipokrite pas vdekjes së tij dhe vazhdon në hipokrizinë e saj. A e bën këtë ende nga frika prej figurës së Ibrahim Rugovës?

Besoj se po. Ne kemi parë një garë të paskrupullt të Hashim Thaçit për të konkurruar emrin dhe personalitetin e Ibrahim Rugovës. Madje investoi 500 mijë dollarë amerikanë për të shkruar dikush në SHB një libër për të, në të cilin jo rastësisht atakohet figura e Rugovës”, tha ai.

Tutje, Bytyçi, theksoi diçka interesante.

“Kam hyrë dhe shumë arkiva, institute dhe biblioteka të Gjermanisë. Kam shfletuar dhjetramijë faqe. Kam parë dhjetra shkrime, komente, intervista dhe portrete të liderëve shqiptarë në të dy anët e kufirit. Por vetëm për dy personalitete shqiptare nuk lexova asgjë negative. Këta ishin Nënë Tereza dhe Ibrahim Rugova.  Nuk ka shqiptar që nuk ndjehet krenar për keto dy figura, sidomos në Perendim, ku ato vlerësohen aq shumë. Të gjitha figurat e tjera shqiptare kritikohen, përveç lëvdatave dhe vlerësimeve. Kritikohet dikush më shumë e dikush më pak. Por për Hashim Thaçin nuk gjeta asgjë pozitive të shkruar. Edhe për të kishte shumë, shumë shkrime. Por ato ishin kryesisht shkrime me kritika për trafiqe, spiunllëqe dhe të tjera vese. Kësisoj Ibrahim Rugova edhe pas vdekjes mbetet sfida kryesore e Hashim Thaçit, themeluesit të PDK-së”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat