Fillon të rrënohet shtëpia ku u dhunua Vasfije Krasniqi-Goodman

Aktuale

Fillon të rrënohet shtëpia ku u dhunua Vasfije Krasniqi-Goodman

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 16:16
Shtëpia ku u dhunua Vasfije Krasniqi-Goodman

20 vjet më parë në këtë shtëpi u torturua seksualisht, Vasfije Krasniqi-Goodman. Ajo, që në atë kohë ishte 16 vjeçare, me dhunë ishte sjellë nga agresorët serb për t’u dhunuar në oborrin e kësaj shtëpie. Ky vend tashmë mban gjurmët e një krimi që u bë aso kohe. Këto gjurmë sot kanë filluar të rrënohen.

Ekipi i kp ka marrë sot pamje në Babimost të Vushtrrisë, derisa shihet shtëpia duke u rrënuar me makineri të rënda.

Pronari i kësaj nuk ka lejuar të marrë pamje në këtë vend, duke thënë se e ka blerë këtë pronë.

Vasfije Krasniqi, tashmë 36 vjeçare, 20 vjet më parë ishte marrë  nën kërcënimin e armëve nga shtëpia e saj nga një burrë me uniformë të Policisë së Serbisë, ku i ishte nënshtruar torturave dhe dhunimit seksual.

Për këtë akt makabër, asnjë person ende nuk është dënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat