Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se presidenti Thaçi e ka të vështirë të besoj që në Kosovë Erdhi Dita.
Abazi i bën me dije presidentit aktuale se Kosova e ka të qartë dhe qytetarët e duan e besojnë, dhe e mbështesin Qeverinë Kurti.
Ja shkrimi i tij:
E kuptoj që Thaçi e ka të vështirë të besoj që Erdhi Dita, por Kosova e ka të qartë dhe qytetarët e duan e besojnë, dhe e mbështesin qeverinë Kurti.
Nuk ka kushtrim më të madh, kumbim më të fortë e gjykim më të drejtë se vota qytetare dhe vullneti demokratik. Qytetarët meritojnë përfaqësim të denjë e të sigurt.
Është e nevojshme, e domosdoshme që të kuptohet, mos të pengohet dhe të mos vështirësohet puna dhe veprimet e qeverisë.