Ai lyp bukë, e ti lyp 'dru'.

Aktuale

Ai lyp bukë, e ti lyp 'dru'.

Nga: Kimete Berisha Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 17:10
Kimete Berisha

Toma le ta dinë mirë se me ba me ndodh me të nëmë lypësi, ma nuk t'del 'ilaç'.

Feja e pranon mallkimin, sidomos
me ba me nëmë dikë prej zemrës t'plastë e me fund t'barkut.
Se me nëmë për 'qejfi' a prej inatit, thonë mos se nëma t'kthehet ty.

Qysh e ka nëmë Krishti-fikun, kurrë mos çelsh- dhe fiku s'ka çelë ma.

Se, me të nguc dikush pa i bë kurgjë keq, nuk ka gjë më gjynah.

E shohim në rendin e parë të Katedrales Nënë Tereza për Krishtlindje, në vend se me ushqy lypësin qysh ia lyp feja, m'u afru me pyet: a po nerth, ky çohet e shqelmon.

Me pas ky forcë ma të madhe, çka bën?

Buda ishte lypës, pranonte lëmoshë për t'ua shpërndarë fukarenjëve.
Diogjeni, filozofi cinik ishte lypës, jetonte nga lëmosha.
Lazarusi i Biblës ishte lypës.

Nuk i dihet jetës.
Më mirë lypës sesa njeri i keq.
A ka mallkim më të madh sesa me qenë njeri shpirtkazmë.
Çka të duhet pasuria kur s'je njeri normal, njeri i tokës që ia beson njeriut të mundur.
Pasuria më e madhe është me qenë i ndershëm, që do të thotë ti je i varfër, jo
lypësi.

Ti je për t'u nënçmuar, jo lypësi, se ai nuk lyp respekt, as salltanet, ai nuk i rreh ata që s'e
ndihmojnë, plus ai lyp pak.
Kurse ti e rreh atë që lyp diçka prej teje, aq i varfër je.

Është punë për të pse lyp.
E jotja është me ndihmu ose me injoru, por ti nuk guxon ta shqelmosh.

Por si duket, vet fakti pse s'ti kanë çu milicinë n'derë lejohet ta shqelmosh lypësin, se për të në Kosovë s'ka 'ligj'.

Kurrë s'ka qenë adet i shqiptarit me përzë lypësin e mo' Zot me shqelmu, se jemi tutë mos na vjen lypësi në derë si 'provokim nga Zoti', me na pa se si sillemi ne me ta, e nëse i refuzojmë na gjen naj taksirat.

Ata mund të jenë më të lumtur se ne.
Sepse ata kënaqen me pak.

S'ka njeri që nuk lyp diçka prej dikujt, që nuk është lypës në një mënyrë.

P.S.
Ai djali lyp bukë.
Kurse ti lyp 'dru' ? jo
po nënçmim dhe burg.

Kush është këtu fituesi e kush humbësi.

Ende nuk e ke lexu tregimin për Budën dhe Lypësarin.
Lexoje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat