Ish-kandidati për deputet: Fatmire dil kërko falje, mos u korit

Aktuale

Ish-kandidati për deputet: Fatmire dil kërko falje, mos u korit

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 17:16
Shkumbin Demolli

Ish-kandidati për deputet, Shkumbin Demolli, i ka reaguar nënkryetares së Vetëvendosjes, Fatmire Kollqaku,  pasi kjo e fundit postoi në llogarinë e saj në Facebook, duke cituar një analist serb, i cili mbronte Alin Kurtn e shante UÇK.

Demolli i ka reaguar Kollqakut, duke i thënë dil e kërko falje, e mos e korit veten.

“Kur Kosova ishte në ditë më të vështira ishin familjarët tanë që ju mbrojten, disa janë dëshmorë e disa invalidë të luftës pa asnjë të ardhur nga Shteti. Është e papranushme që ta krahasoni UÇK-në me sistemin e Serbisë. Dil e kërko falje, e mos e korit veten”, ka shkrur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat