Ky është takimi i Kurtit në ditën e fundit në Konferencën e Sigurisë në Munih - Bota Sot
Ky është takimi i Kurtit në ditën e fundit në Konferencën e Sigurisë në Munih

Aktuale

Ky është takimi i Kurtit në ditën e fundit në Konferencën e Sigurisë në Munih

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 18:34
Albin Kurti me deputetët e Bundestagut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me deputetët e Bundestagut, në ditën e fundit të Konferencës së Sigurisë në Munih.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti ka shkruar se ka marr përkrahje nga Gjermania, duke shtuar se ajo është aleati i shkëlqyer dhe mbështetësi më i madh i Kosovës.

“Në ditën e fundit në Konferencën e Sigurisë në Munih, pata kënaqësinë të takohem me deputetët e Bundestagut, Patrick Sensburg, Tobias Lindner, Fritz Felgentreu, Jurgen Hardt dhe Ralph Brinkhaus. Gjermania është një aleatë i shkëlqyer dhe mbështetës i Kosovës. Ata uruan më të mirat për qeverinë tonë të re dhe ofruan mbështetjen e tyre”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Konferenca e Sigurisë në Munih është mbajtur dy ditë ku kanë marr pjesë shumë vende të botës, e në mesin e tyre edhe Kosova.

Në këtë konferencë dy ditore nga Kosova, përveç kryeministrit Kurti, kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca dhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat