Thaçi flet pas takimit me udhëheqësit e ri të BE-së, tregon çfarë i thanë për liberalizmin e vizave

Aktuale

Thaçi flet pas takimit me udhëheqësit e ri të BE-së, tregon çfarë i thanë për liberalizmin e vizave

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 23:03
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është duke qëndruar në Bruksel.

Thaçi sonte ishte i pranishëm në takimin e udhëheqësve të ri të Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Pas këtij takimi, në një intervistë, presidenti Thaçi deklaroi se takimi ishte diçka e re sepse në të kaluarën nuk kanë ndodhur gjëra të tilla që të gjithë liderët e BE-së t’i ftojnë liderët e Ballkanit Perëndimor në një takim të tillë që në fillim të mandatit të tyre.

“Ishte një atmosferë e mirë korrekte, konstruktive, më tepër ishte që të dëgjojnë opinionet tona për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Mendoj se ishe e rëndësishme që u theksua qartë se nuk mjafton vetëm të takohemi e të bisedojmë, por që nga BE-ja të merren vendime e masa konkrete për qytetarët e Ballkanit Perëndimor .Para se gjithash për domosdoshmërinë që Kosovës t’i ndodhë liberalizmi i vizave.Ne nga viti 2015-2016 kemi implementuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe pyetja ime është shumë e qartë për liderët e BE-së se çfarë duhet të bëjë Kosova që të ndodhë ky veprim dhe përgjigja ishte shumë e qartë që Kosova ka kryer obligimet e veta, tashmë mbetet nga Këshilli i Evropës të marrë vendimin politik. Shpresojë shumë që BE-ja gjithashtu të jetë unike në këtë të drejtë të qytetarëve të Kosovës, të thehet ky izolim i padrejtë dhe ndëshkues për qytetaret e Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Ai shtoi tutje se edhe në Kosovë nuk duhet bërë gabime të tjera politike, pasi edhe në vitin 2016 Bashkimi Evropian ishte gati të marrë vendime.

“Shpresojë fuqishëm që lidershipi i ri i Bashkimit Evropian do të jetë më konkret dhe do t’i kuptoj me të drejtë kërkesat e qytetarët të Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor. U diskutua edhe mundësia e vazhdimisht të dialogut Kosovë-Serbi, me mundësi të arritjes së marrëveshjes. Shpresojë që BE-ja do të jetë unike në mbështetje si dhe për emërimin e të Ngarkuarit Speciale për Çështjen e Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit. Shpresojë që ky i dërguar të ketë qëllim dhe vizion të qartë. Diskutuam edhe për metologjinë e re. Takimet e tjera do të ndodhin në javët dhe muajt e ardhshëm, para se të ndodhë Samiti i Zagrebit dhe besoj se ky takim do të sjellë vendimmarrje të drejtë edhe për Kosovën, por edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Varet nga uniteti i BE-së dhe që të mos ndodhë ajo që ka ndodhur në muajt e vitin e fundit”, shtoi Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat