Fatmir Sejdiu tregon amanetin e fundit që ia la ish-presidenti Rugova - Bota Sot
Fatmir Sejdiu tregon amanetin e fundit që ia la ish-presidenti Rugova

Aktuale

Fatmir Sejdiu tregon amanetin e fundit që ia la ish-presidenti Rugova

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 23:03
Ibrahim Rugova dhe Fatmir Sejdiu

Presidenti i parë i Republikës së Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së vendit, rrëfen për amanetin e fundit që Ibrahim Rugova i la atij para se të vdiste.

Sejdiu ka treguar disa nga këshillat që Rugova i la atij para se të vdiste dhe rrëfen edhe për personalitetin e tij

E para është që të mos i prishnin miqësitë me vendet e fuqishme, ndërsa e dyta që të kishte kujdes nga disa vende të tjera.

“E para gjithmonë ka qenë porosia e tij që të jetë një mirëkuptim respektim dhe një orientim për të mbajt gjithmonë miqësinë me vendet e fuqishme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në radhë të parë deh pastaj këto të tjerat dhe me porosinë se për disa vende të kesh kujdes se marrin në thua edhe në tepihë, s’dua të përmend emrin për shkak të korrektësisë. Ashtu ishte shprehja e tij figurativë, ke kujdes se mund të jenë hidhërime të momentit dhe merr thua në tepih e një herë rrëzohesh”, ka rrëfyer ai në emisionin n’Konak.

Ndër të tjera ai në këtë mënyrë tregon edhe për personalitetin e Rugovës për të cilin thotë se nuk dëshironte që të hynte në situate konfliktuoze dhe të njëjtën gjë kërkoi edhe nga Sejdiu.

“Ai ka qenë i pandalshëm thjeshtë nuk është ndal në asnjë proces por ka ecur përpara. Pavarësia është objektivi ynë, thoshte ai gjithmonë”, rrëfen Sejdiu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat