Osmani: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Aktuale

Osmani: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 07:21

(E plotësuar) - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në seancën solemne për 12- vjetorin e pavarësisë, ka kërkuar nga të zgjedhurit e popullit zotimin e tyre për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të vendit tonë.

Ajo me këtë rast theksoi nevojën e një patriotizëm konstitucional nga të gjitha partitë politike për t’i dhënë shtytjen e fundit Kosovës drejt zhvillimit ekonomik, teksa u shpreh se pavarësia e Kosovës më 17 shkurt është e pakthyeshme.

Në mesin e deputetëve dhe kabinetit qeveritar, në këtë përvjetor të pavarësisë ishin dhe shumë pjesëtarë të komunitetit sportiv dhe artistik, por jo edhe nga familjet Jashari dhe Rugova.

Osmani duke kërkuar forcimin e shtetit të Kosovës, tha se sundimi i ligjit dhe mbrojtja e lirive themelore njerëzore duhet të jetë prioritet për shtetin.

Kryetarja e Kuvendit theksoi edhe nevojën e një bashkëpunimi më të madh ndërpartiak dhe institucional.

Në 12-vjetorin e pavarësisë së shtetit, Vjosa Osmani tha se Kosova është e vendosur për t’u integruar në BE.

Në këtë ditë solemne, kryetarja e Kuvendit kujtoi të gjitha ata që kanë sakrifikuar për lirinë dhe pavarësi.

Kryeparlmentarja Osmani mes tjerash ka vlerësuar rolin sportistëve dhe artistëve në avancimin dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës. Në të njëjtën sallë të Kuvendit, më 17 shkurt 2008 Kosova ka shpallur pavarësinë e saj.

***

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pavarësia e Kosovës më 17 shkurt është e pakthyeshme, derisa ka bërë thirrje për ruajtje të sovranitetit territorial.

Në seancën solemne të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritje të aspiratave të kombit shqiptar.

Osmani kujtoi edhe sakrificën e gjithë atyre që kanë rënç për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, teksa pati edhe një lutje karshi shteteve perëndimore.

“I lusim ata që të qëndrojnë krah nesh në jetësimin e qytetarëve tanë për integrime evropiane dhe euroatlantike”, tha ajo, derisa vlerësoi edhe rolin e gjitha komuniteteve sportive dhe artistike për avancimin e Kosovës.

***

Deputet e PDK-së gjatë fillimit të seancës kanë vendosur në Kuvendin e Kosovës Flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Image

***

Kuvendi i Kosovës po mban seancë solemne me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

***

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë solemne me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Seanca solemne do të fillojë në orën 11:00.

Qeveria e Kosovës po ashtu ka paraparë një sërë aktivitete tjera me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së vendit.

Nën organizimin e Qeverisë, në orën 8:00 do të bëhet ngritja e flamurit në oborrin e Qeverisë, ku të pranishëm do të jenë dy udhëheqësit shtetërorë dhe komandanti i FSK. E derisa garda ceremoniale do të bën ngritjen e flamurit, intonohet himni nga bendi i FSK’së.

Pas kësaj në orën 09:10, dy udhëheqësit shtetërorë do të vendosin kurora te kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Pastaj, do të vendosen kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 10:30, dhe nga ora 10:40 te varri i veprimtarit Adem Demaçi, tek varrezat në Velani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat