Garda ceremoniale ngrit flamurin në prani të Kurtit dhe Osmanit

Aktuale

Garda ceremoniale ngrit flamurin në prani të Kurtit dhe Osmanit

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 07:43
Albin Kurti/ Vjosa Osmani

Sot shënohet 12 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast Garda Ceremoniale do të bëjë ngritjen e flamurit në prani të dy udhëheqësve shtetërorë, kryeministrit Albin Kurti dhe kryetares së Kuvendit të Ksovoës, Vjosa Osmani.

Ngritja e flamurit në prani të Kurtit dhe Osmani bëhet në oborrin e Qeverisë në ora 08:00.

Gjithashtu Kurti dhe Osmani do të qëndrojnë sot në Prekaz, ku do të vendosin kurora te kompleksi memorial Adem Jashari, me fillim nga ora 09:10.

Bashkë do të vazhdojnë të vendosin kurora edhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova dhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi në ora 10:30.

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitojnë Forcën e Sigurisë se Kosovës ku edhe do iu drejtohen me fjalë përshëndetëse trupave të FSK-së, tek Kazerma “Adem Jashari”, në ora 12:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat