Isa Mustafa uron 17 Shkurtin

Aktuale

Isa Mustafa uron 17 Shkurtin

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 09:14
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar festën e Pavarësisë.

“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit ju uroj 17 Shkurtin, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë”, është shprehur ai.

Përmes Facebook ai ka përmendur figura kyçe të historisë së re të Kosovës.

“Kujtojmë sot shumë gjenerata që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Arkitektin e pavarësisë, Presidentin Historik, Ibrahim Rugova, Komandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe shumë luftëtarë që u flijuan në altarin e lirisë. Vlerësojmë përpjekjet e pasluftës për ngritjen e institucioneve demokratike dhe përkrahjen e pareshtur të miqëve tanë ndërkombëtarë, SHBA -së dhe BE-së”.

Pavarësia mishëtohet edhe me kontributin e tyre ndërkaq Kosova frymëzohet të bëhet shtet i fortë, demokratik dhe i dashur për qytetarët e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat